Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të gjeneruar nga AI (Inteligjenca Artificiale) duke iu drejtuar turistëve në disa gjuhë të ndryshme, mes tyre edhe gjermanisht e japonisht.
Me anë të një thirrje që i fton të vizitojnë Shqipërinë, Rama e mbyll kështu mesazhin në kuadër të panairit të Turizmit që mbahet sot në Berlin ku Shqipëria do të jetë e ftuar nderi.
“MIRËMËNGJES dhe me videopërshëndetjen surprizë për Panairin e Turizmit në Berlin, ku do të më shihni duke folur edhe gjuhë që nuk i di fare, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama krahas videos të cilën e konsideroi si ‘magji nga AI”. Versus.al







