POLITIKË /

Mbyllja e rrjetit social, Berisha thërret protestë: Të nisim betejën për çlirimin e TikTok-ut

Shkruar nga Versus

Mbyllja e rrjetit social, Berisha thërret protestë: Të nisim

Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë thirrje për protestë më 15 mars kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e rrjetit social TikTok.

Duke e cilësuar këtë si një “akt censure”, Berisha u bëri thirrje qytetarëve të dalin në protestë për të çliruar platformën TikTok. Sipas Berishës ky vendim merret në kulmin e fushatës elektorale për të ndaluar shprehjen e lirë njëjtë si në vendet si Irani e Afganistani.

“Sot në kulmin e fushatës elektorale, narkopadrinoja i Shqipërisë, Toto Rino apo El Çapo, njoftoi vendimin e narkoqeverisë së tij për ndalimin e TikTokut për 12 muaj. Me këtë akt censure të mbi 1 milion përdoruesve të TikTokut në Shqipëri, Edi Rama rreshton Shqipërinë me Afganistanin dhe Iranin.

Ky akt censure është një akt i mirëfilltë fanatizmi, intolerance, frike dhe tmerri nga mendimi i lirë dhe shprehja e tij. TikTok është një platformë komunikimi, e cila ka pushtuar sot, ka pëlqimin masivisht të të rinjve në Shqipëri dhe në botë.

Të pretendosh se po ecën drejt Europës dhe të rreshtosh Shqipërinë me Iranin, Afganistanin, Somalinë, bën një akt monstruoz kundër fjalës së lirë, një censurë dhe dëshmon se udhëtimi evropian i Shqipërisë është një hipokrizi për ty”- tha Berisha.

Më tej ai ftoi edhe gjimnazistët dhe të rinjtë e tjerë në protestën e përgjithshme që do të mbahet para kryeministrisë më 15 mars.

“Rikujtoj këtu se zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance, në fjalën e tij në Mynih, konsideroi mbylljen e medieve sociale si një antivlerë shumë të rrezikshme për shoqëritë e lira, fjalën e lirë dhe mendimin e lirë.

T’u heqësh shqiptarëve të drejtën e përdorimit të TikTokut dëshmon se çfarë arbitrariteti.

Ripërsërit ekzakt atë që bënte Enver Hoxha, Spiro Koleka, Kristaq Rama gjatë diktaturës, të cilët valëve të radios dhe televizioneve perëndimore u vinin zhurmues në të katër anët e vendit.

Me këtë rast ftoj të gjithë gjimnazistët, të gjithë të rinjtë, të gjithë qytetarët të nisim betejën për çlirimin e TikTokut dhe përmbysjen e narkodiktatorit. Me datën 15 mars protestë e përgjithshme kombëtare në sheshin ‘Skënderbej’ para kryeministrisë. Një protestë në të cilën kërkohet anulimi i menjëhershëm i vendimit për censurën dhe bllokimin e TikTokut”- shtoi kryedemokrati. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: