Sali Berisha ka nisur fjalën e tij me enthuziasëm gjatë nisjes së fushatës zyrtare për zgjedhjet e 11 Majit.
Teksa falënderoi qytetarët që e kanë mbështetur, kandidatët për deputet, por edhe drejtuesin e fushatës së Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Chris LaCivita, Berisha u shfaq me lot në sy.
“Mirëmbrëma, ju njerëz të mrekullueshëm që e kane bërë këtë shesh më të bukurin në Europë. Në jetën time kam mbajtur shumë fjalime, por sot jam më i emocionuar se kurrë”, tha Berisha.
Më tej demokrati ju drejtua kundërshtarit të tij, Kryeministrit Rama, duke thënë se ai do ta ketë të vështirë të flejë sonte.
‘’Shqipëria Madhështore është Shqipëria e shpirtit tuaj, e dashurisë për familjen, e atdhetarisë. Njerëz të lirë, imagjinoni krahun tjetër me patronazhistë. Imagjinoni Ramën që ka në krah Veliajn, Çyrben, Ilir Beqen. Pork a në krah McGonigal. E sa shumë e presin. Edi Rama sonte e ke të vështirë natën. Kjo është një natë e veçantë sepse sonte ne vijmë këtu për të nisur betejën tonë të fitores. Këto vite e keqja e vuri para vendin tonë, këto vite, 12 vite të shkretimit të saj nga bijtë dhe bijat. Ishin vitet e varfërimit të saj, ishin vite në të cilat regjimi i narkos-ve bëri gjithçka që të fshinte veprën tuaj Shqipërinë pluraliste. Bëri gjithçka të fshinte arritjet tona në rrugën e lirisë.’’/Versus.al/








