Ervin Salianji, ish-deputeti i PD teksa ishte i ftuar në studion e emisionit “Dekalog” u përgjigj edhe mbi marrëdhënien e tij të shumëpërfolur me moderatoren Grida Duma.
Ai theksoi mbështetjen e vazhdueshme nga Grida Duma gjatë kohës që kishte qenë në burg, duke u shprehur se e kishte vizituar shpesh.
“Muajt e fundit, kur unë kam qenë i izoluar në burg, ajo ka qenë gjithmonë mbështetëse dhe e pranishme. Më ka vizituar shpesh në burg"- deklaroi ai.
Ndërsa komentoi edhe frazën “kënaqësia ime e përjetshme” që u bë virale në emisionin e drejtuar nga Duma, Salianji tha: Nuk e prisja as unë ta thosha këtë frazë, më doli papritur.
I pyetur nëse kanë në plan martesën, Salianji refuzoi të komentonte gjatë për jetën private të tij.
"Nuk do të jap vëmendje tani, do të ketë momente të tjera ku do të diskutojmë gjatë e gjerë për këtë çështje. Unë nuk e kam përfshirë asnjëherë jetën personale në publik."- tha Salianji. Versus.al







