POLITIKË /

Meloni dhe Rama vizitojnë sot qendrat për pritjen e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin, zbardhet agjenda

Meloni dhe Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat pas akuzave të bëra mbi marrëveshjen e pritjes së emigrantëve afrikanë në Shqipëri.

Shkruar nga B.V

Meloni dhe Rama vizitojnë sot qendrat për pritjen e emigrantëve

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni do të vizitojë sot Shqipërinë për të parë nga afër punimet për ndërtimin e kampeve akomoduese për emigrantët afrikanë që do strehohen në Shëngjin dhe Gjadër.

Mësohet se Meloni do të mbërrijë në vendin tonë rreth orës 11:20. Ndalesa e vetme e saj do të bëhet në Shëngjin ku do të inspektojë ndërtimin e qëndrës së pritjes së emigrantëve dhe procesin e ndërtimit të ambienteve akomoduese në Gjadër.

Gjatë vizitës së saj në këto zona, Meloni do të pritet nga Rama ndërsa mësohet se do të jetë e shoqëruar nga një numër i madh gazetarësh italianë, kjo edhe për shkak të jehonës që ka bërë në vendin fqinj marrëveshja për pritjen e emigrantëve pas dokumentarit të publikuar nga televizioni italian “Rai 3”.

Mësohet se Meloni dhe Rama do të mbajnë një konferencë për mediat nga Shëngjini rreth orës 12:00. Më pas kryeministrja italiane do të niset drejt Italisë për takimet paraelektorale. Versus.al

Poll