
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka përgënjeshtruar lajmin që qarkolloi ditë më parë në media italiane se po planifikon të blejë vilë në Palasë.
Kështë shkruan gazeta e nohur italiane Corriere della Sera.
Sipas gazetës Meloni është shprehur e tronditur nga lajmi i rremë .
“Nuk është absolutisht e vërtetë. Si mund të jepen si lajm gjërat që nuk i kam menduar asnjëherë,” citon gazeta kryeministren italiane.
Dhe vetë kryeministri Edi Rama ka siguruar gazetën se lajmi nuk është aspak i ivërtetë, shton në shkrimin e saj Corriere della Sera.
Pak ditë më parë gazeta 'Il Foglio' publikoi një artikull sipas të cilit kryeministrja italiane po blinte një vilë me pishinë në bregdetin e Palasës.
Sipas gazetës, e cila i referohej burimeve politike dhe diplomatike nga Tirana, investimi i Melonit do të çimentonte edhe më tej marrëdhenien e saj me Edi Ramën.
Lajmi u përcoll edhe nga shumë media të tjera duke u lidhur edhe me ndërtimin e Qendrave të Emigrantëve në Shqipëri.
Por sipas Corrieres të gjitha këto janë të pavërteta dhe pjesë e një fushate shpifje mbi kryeministren italiane./ Versus.al







