POLITIKË /

Kryemadhi i përgjigjet Metës: Fans i Zeqinesë, nuk i marr leje askujt për të ikur në SHBA,as fansit te garderobës time!

Me një foto të pashaportës së saj Kryemadhi shkruan në postimin e saj  se nuk është penguar nga askush për të lëvizur drej Amerikës dhe çdo vendit tjetër përveç ditës kur ajo duhet të paraqitet pranë SPAK.

Shkruar nga Versus
Kryemadhi i përgjigjet Metës: Fans i Zeqinesë, nuk i marr leje
Monika Kryemadhi/ Ilir Meta

Monika Kryemadhi i është përgjigjur ish-bashkëshortit të saj, Ilir Metës pas postimit të tij ku shkruante ' sigurisht edhe unë nuk dua t’i besoj, që ato që ka shkruar Altin Dumani për kartat e saj bankare dhe të Adrian Shatkut janë të vërteta, por ata i shkruajnë për të justifikuar izolimin kriminal të Ilir Metës si lider i Partisë së Lirisë.

Se po të ishin të vërteta, sigurisht që SPAK nuk do i jepte leje "Zeqinesë" të shkonte të SHBA në janar të këtij viti, ku jeton Adrian Shatku dhe janë kompanitë e lobimit që ia ka sjellë në Shqipëri, të cilat po i heton SPAK prej 3 vitesh. ''

Me një foto të pashaportës së saj Kryemadhi shkruan në postim se nuk është penguar nga askush për të lëvizur drej Amerikës dhe çdo vendit tjetër përveç ditës kur ajo duhet të paraqitet pranë SPAK.

Kryemadhi duke thumbuar ish-bashkwshortin e saj dhe Tedi Blushin shkruan 'se nuk ka nevojë të marrë leje askund madje as fansit të Zengjinesë e as fansit të garderobës time'.

Postimi i Monika Kryemadhit: 

Një sqarim i vogël në këte ditë të nxehtë për të ftohur mëndje të nxehura nga dezinformues tradicionalë" Unë nuk jam e penguar nga askush për të lëvizur drejt Amerikës dhe çdo vendi tjetër, përveç ditës që drejtësia ka vendosur të kem "detyrim paraqitje" prane SPAK. Siç e shikoni viza ameikane është me disa hyrje dalje dhe kjo është një gjë e vërtetueshme nga foto ose nga zyra e shtypit në ambasadën përkatëse. Nuk kam nevojë të marr leje askund madje as fansit te Zeqinesë e as fansit te garderobës time Tedi Blushit për të udhëtuar drejt çdo vendi ku kam ftesa pune.'' shkruan në postim Monika Kryemadhi. 

Kryemadhi i përgjigjet Metës: Fans i Zeqinesë, nuk i marr leje

 

 

Poll