POLITIKË /

Meta për atentatin ndaj Trumpit: Presidenti u qëllua për shkak të vizionit të tij për ta bërë Amerikën të madhe sërish

Sipas Metës, Trump u qëllua me armë zjarri për shkak të ideve të tij për ta bërë Amerikën sërish të madhe.

Shkruar nga Versus
Meta për atentatin ndaj Trumpit: Presidenti u qëllua për shkak
Kreu i PL, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale ka dënuar atentatin me armë zjarri ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili pas të shtënave, mbeti i plagosur në njërin vesh.

Duke e cilësuar si “president”, Meta shkruan në facebook, se Trump është qëlluar për shkak të ideve dhe vizionit të tij për ta bërë Amerikën sërish të madhe.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin me armë ndaj Presidentit Trump, i cili për fat të mirë i shpëtoi atentatit në Pensilvani, që fatkeqësisht shkaktoi dhe viktima të pafajshme.

U bashkohem lutjeve për familjet që humbën të dashurit dhe për shërimin sa më të shpejtë të Presidentit Trump, i cili mori një plumb për shkak të ideve dhe vizionit të tij për të bërë Amerikën sërish të Madhe.

Solidaritetin e plotë me Presidentin Trump, të cilit i uroj sa më parë të rikthehet edhe më i fortë në betejën e tij të pandalshme për mbrojtjen e vlerave të SHBA dhe kombit mik amerikan!”- shkruan Meta. Versus.al

Poll