President i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë i frymëzuar nga burgu, pas takimit të zhvilluar me Ervin Salianjin në Fier.
Me një shënim në Facebook, Meta shkruan se, ‘burgu politik vetëm e ndez frymën e Ndryshimit dhe përmbysjen e juntës në fuqi’.
"Sot, me kërkesën time, së bashku me anëtarin e Kryesisë të Partisë së Lirisë, Avokat Genc Gjokutaj, takova në burgun e Fierit deputetin tribun të Partisë Demokratike dhe opozitës, z.Ervin Salianji, i cili po vuan burgun politik të Narkoshtetit.
Takimi ishte shprehje e solidaritetit kundër Narkoregjimit në fuqi dhe Narkodrejtësisë.
Ky takim më bindi edhe më shumë se burgu politik vetëm e ndez frymën e Ndryshimit dhe përmbysjen e juntës në fuqi.
Krenar për heronjtë e fjalës së lirë, të cilët as në burg nuk e humbasin Lirinë", shkruan presidenti i PL-së në postimin e tij në Facebook.







