Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama ku u fol për uljen e çmimit të energjisë elektrike me 1 lekë për kilovat, sqaroi disa detaje të tjera.
Balluku theksoi se ulja aplikohet vetëm nëse në muaj, një familje nuk ka konsumuar më shumë se 700kw. Në rast të një tejkalimi të këtij konsumi, e gjithë fatura paguhet me çmimin e mëparshëm, pra me 9.5 lekë për kilovat.
“Konsumi mujor deri në 700 kilovat orë është i barabartë me 1 milionë e 70 mijë abonentë ose 95% e abonentëve që kemi të regjistruar. Nuk bëhet fjalë për një fashë, pasi ndryshe nga fashat që janë faturim në nivele të ndryshme konsumi, flasim për një kategori konsumi pasi në bazë të saj ky vendim vjen për shkak të eficencës së energjisë elektrike. Ne kemi një faturim me 2 kategori konsumi. Nga 1 deri në 700 kilovat orë në muaj do paguhet me 8.5 lekë për kilovat orë. Nëse do kalojnë këtë kategori konsumi, pra në 701 kilovat orë, e gjithë fatura do paguhet me çmimin që kemi sot 9.5 lekë për kilovat orë”- deklaroi Balluku. Versus.al








