POLITIKË /

Ministrja virtuale, Reuters për "Diellën": Rama nuk dha detaje për rreziqet e manipulimit të saj

Në artikull theksohet fakti se kryeministri nuk sqaroi se çfarë mbikëqyrje njerëzore do të ketë për "Diellën".

Shkruar nga Versus
Ministrja virtuale, Reuters për "Diellën": Rama nuk dha
Kryeministri Edi Rama, artikulli i Reuters

Shqipëria do të jetë vendi i parë në botë që do të ketë një ministre qeverie jo fizike e cila në fakt do të jetë një robot i gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale me emrin “Diella”.

Ky lajm ka bërë bujë të madhe në mediat e huaja të cilat kanë përcjellë edhe fjalën që kryeministri mbajti dje në Asamblenë e PS ku prezantoi edhe kabinetin e ri qeveritar. Agjencia telegrafike e lajmeve “Reuters” ka theksuar se Diella do të bëjë menaxhimin dhe prokurimin e tenderave publikë për të cilët kompania kontrakton kompani private për kryerjen e projekteve të ndryshme.

“Dhënia e kontratave të tilla ka qenë prej kohësh një burim skandalesh korrupsioni në Shqipëri, një vend ballkanik që ekspertët thonë se është një qendër për bandat që kërkojnë të pastrojnë paratë e tyre nga trafikimi i drogës dhe armëve në të gjithë botën, dhe ku ryshfeti ka arritur në korridoret e pushtetit. Ky imazh e ka komplikuar pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, të cilin Rama dëshiron ta arrijë deri në vitin 2030, por që analistët politikë e thonë se është ambicioz”- thuhet në artikullin e Reuters.

Ministrja virtuale, Reuters për "Diellën": Rama nuk dha

Por ajo çfarë theksohet më tej nga media e huaj është fakti se qeveria nuk dha detaje se çfarë mbikëqyrje njerëzore mund të ketë për ministren virtuale dhe nuk trajtoi asnjë prej rreziqeve që dikush mund ta manipulojë robotin e inteligjencës artificiale.

Ndër të tjera në artikull paraqiten edhe disa prej komenteve që ka marrë kjo nismë nga qytetarët, kishte mendime të tipit: “Edhe Diella do të korruptohet në Shqipëri” ose “Vjedhja do të vazhdojë dhe Diella do të fajësohet”.

Thënë kjo media e huaj ngre dyshimet se kush do të jetë mekanizmi njerëzor që do të vendosë në zbatim ministren virtuale “Diella” dhe nëse një vend si i yni ka nevojë për diçka të tillë. Versus.al

Poll