POLITIKË /

“Mos bëni sikur s’kuptoni”, Rama ultimatum hoteleve: Ndalni hilet me shtretërit, paguani 65% ose do keni kontrolle të ashpra

Shkruar nga Versus

“Mos bëni sikur s’kuptoni”, Rama ultimatum hoteleve:

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me operatorët turistikë në Sarandë, gjatë paradites së sotme. Ashtu si ditën e djeshme në Vlorë, Rama pati kritika për pronarët e hoteleve të cilët sipas tij, nuk deklarojnë për dhomat e zëna gjatë sezonit, duke shmangur kështu edhe taksat.

“Ne duhet ta shikojmë njëri-tjetrin në sy dhe me buzëqeshje të lehtë që tregon mirëkuptim do duhet të pranoni që bëni shumë hile në lidhje me deklarimin e shtretërve të zënë. E kuptojnë disa fytyra që buzëqeshin lehtë me këtë gjë. Kjo na pengon për punët e qytetit, sepse bashkia nuk mbledh dot të ardhurat e nevojshme nga taksat për zënien e shtretërve. Nuk besoj se pretendon njeri që në Ksamil dhe Dhërmi të ketë shtretër bosh gjatë muajit korrik, por po të shikosh deklarimet tuaja, duket sikur jeni në krizë të vazhdueshme”- tha Rama.

Duke theksuar se taksa për hotelet në Shqipëri është më e ulët se në vendet e tjera të rajonit, Rama paralajmëroi nisjen e një procesi formalizimi. Ai u sqaroi pronarëve të hoteleve se duhet të paguajnë për 65% të shtretërve të zënë që nga maji deri në korrik në mënyrë që mos të kenë kontrolle nga inspektoriati.

“Ne e kemi ulur TVSH-në enkas për të nxtur formalizimin. E kishim 20% TVSH-në, e kemi bërë 6%. Është TVSH-ja më e ulët në mesdhe. Edhe në rajon, më e ulët se Mali i Zi e se Kroacia. Prapë se prapë ju bëni sikur nuk kuptoni. Megjithatë duhet hyrë në një proces normalizimi që edhe juve gjatë fluksit të punës të mos ju vijnë inspektorët në biznes. Që edhe hilja të mos vazhdojë me këto fytyra kaq të pastra e të qeta që bëjnë sikur nuk kuptojnë. Atëherë ne duke bërë edhe një konsultim me një ekspertizë ndërkombëtare, kemi vendosur t’u japim një opsion strukturave hoteliere që të pranojnë deklarim me marrëveshje që për periudhën e pikut të paguajnë 65% taksë nëse nuk duan asnjë kontroll. 65% është besoj shumë e ulët në raport me të vërtetën, por ne duam ta fillojmë me 65% të zënë për gjithë periudhën maj shtator, nuk kanë asnjë kontroll”- shtoi kryeministri.

Sipas Ramës, kjo është zgjidhja që inspektorët e tatimeve të mos krijojnë shqetësime tek bizneset gjatë sezonit.

“Të gjithë ata që do ta pranojnë këtë marrëveshje, nuk do kenë kontroll nga ana e tatimeve dhe paguajnë 65% dhe më pas 30%. Është bërë konsultimi me operatorët, janë parë disa praktika dhe për të mos hyrë me forcë e për të mos krijuar shqetësime tek biznesi juaj dhe për të filluar një formalizim gradual, ky është një opsion që ju mund ta zgjidhni. Nëse jo, atëherë do përballeni me kontrollet që do jenë shumë më të ashpra nga pikëpamja e sanksioneve”- u shpreh ai. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: