
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit përmbyllës të fushtës elektorale garantoi mbështetësve të opozitës në Burrel se do të ketë ulje të çmimeve të ndërtimeve.
Gjithashtu ai u shpreh se për të hyrë në universitete nuk do të ketë më mesatare dhe se tarifat do të pjestohen me 4 për çdo student.
Berisha: Mesatarja hiqet. Nuk ka më mesatare për të hyrë në universitete.
Tarifat e universiteteve pjesëtohen me 4 për çdo student.
Studentët më bursë do kenë 200 euro bursën, minimumin jetik.
Studentët pas përfundimit të studimeve, qeveria do u paguajë sigurimet shoqërore një vit.
Çdo çift i ri një çati, 30 mijë euro grant për të paguar interesat e kredisë.
Miqtë e mi, ky program nuk është një program as për partinë, as për Sali Berishën.
Ky program është për cdo qytetar të këtij vendi.
Garantoj se do ketë ulje të madhe në çmimet e ndërtimeve.
A e dini ju se këta kanë dhjetëfishuar taksën mbi sipërfaqen e ndërtimit? Ajo ishte 2 përqind të kostos, e kanë kthyer në 10 përqind të çmimit të shitjes.
3 përqind taksa sociale, hiqet.
Në këtë mënyrë një ndërtues që do paguante 400, do paguajë 40. Do paguajë shumë më pak.
Jo vetëm kaq, por ne do ndërtojmë ndërtesa sociale gjersa të mbyllim në mënyrë përfundimtare kanalet e narkoeurove që po helmojnë Shqipërinë, që po largojnë shqiptarët.
Ky është programi ynë dhe ky program është vetëm 100 ditë.
Ditët e tjera Shqipëria do bëhet madhështore, u garantoj ju se me këto masa Mati, pasuritë e veta do i shndërrojë në pasuritë e matjanëve.
Made in Mat, Made in Albania do jetë krenaria jonë kombëtare.
E afërt dita kur ne do subvencionojmë panelet diellore në çdo çati shqiptari që do dhe pas tre vitesh ai do marrë energjinë falas prej tyre.
Ndaj dhe këto 4-5 ditë që kanë ngelur, le t’i bëjmë ne 100 ditët e jetës tonë.
Të bëjmë sa 100 ditë në këto 4 ditë.
Dhe u garantoj se do jetë në interesin më madh direkt të çdo qytetari shqiptar.
Dhe kur është në interesin më të madh të çdo qytetari, është në interesin më të madh të kombit, të Matit, të Shqipërisë.
Rroftë Mati, rroftë Shqipëria!/Versus.al








