POLITIKË /

“Na jepni ndonjë numër t’ia japim Jenisherin Silvinjos dhe të paktën ta përdorim për ndeshjen me Serbinë...”/ Balla i përgjigjet ashpër opozitës në Kuvend

Taulant Balla i përgjigjet ashpër opozitës në Kuvend, duke i akuzuar për refuzim të rezultateve zgjedhore dhe strategji mashtruese për të justifikuar humbjet. Ai ironizon lidhur me akuza të pabaza për manipulim dhe GPS në vota, duke kujtuar “traditën” e kundërshtarëve për pretendime pa prova. Balla kritikon opozitën për listat e dobëta dhe munge

Shkruar nga Versus
“Na jepni ndonjë numër t’ia japim Jenisherin Silvinjos dhe
Flamur Noka, Taulant Balla dhe Gazment Bardhi

Në një debat të nxehtë në Kuvend, Taulant Balla nuk kurseu ironinë dhe sulmet ndaj opozitës, duke u kthyer në mesazh ndaj atyre që sipas tij refuzojnë të pranojnë humbjen dhe vazhdojnë me akuza të pabaza.

“Na jepni ndonjë numër t’ia japim Jenisherin silvinjos dhe të paktën ta përdorim për ndeshjen me Serbinë. Strategjia më e mirë për të përballuar humbjet është të mos përballojnë rezultatin,” u shpreh Balla me zë të lartë.

Ai kujtoi edhe “traditën” e kryeministrit në detyrë të vitit 2013 që deklaronte se “më vodhën zgjedhjet”, duke ironizuar edhe për përfshirjen e Berishës në këtë histori:
“Prijësi yt e ka bërë këtë gjë që në ’97-ta. Kryeministër në detyrë në 2013 dilte dhe thoshte më vodhën zgjedhjet. A s’është kështu se ke qenë ministër i Brendshëm? Pastaj mësoi Lulin. Mendoja se e thoshte nga vetja Luli ‘lufta vazhdon’. Po ku e dija unë që ia paska mësuar Saliu Lulit që ‘lufta vazhdon’?”

*Flamuri bërtet nga vendi

Balla as në këtë moment nuk kursen ironitë. “Kam edhe 5 minuta, ti nuk di të numërosh se të ka ngelur nga Luli. Unë prandaj po ta përmend emrin kaq shpesh se mezi pres replikën tënde madhështore. Ju jeni pengje të një mallkimi të madh, siç është Sali Berisha.”

Balla u ndal dhe te kritikat ndaj opozitës për humbjet në zgjedhjet lokale dhe për listat e dobëta:
“Po pse? Se s’ju pëlqen ju rezultati? Po ku i keni pëlqyer ju? Ne jemi duke u përgatitur për zgjedhjet vendore. Na erdhi keq që humbëm Kavajën, Memaliajn e Mirëditën, po do ua marrim edhe ato. S’mund t’i lëmë në duart tuaja se s’dini. Ju jeni e vetmja parti që humb dhe gëzoheni. Ju bëtë një listë më të tmerrshme me emrat më të dobët. Një listë bedelash që rrinin më shumë poshtë ballkonit.”

Ai përmendi edhe tre gjëra që duhet të ketë një parti të suksesshme:
“Ka 3 gjëra që duhet të ketë një parti: Një udhëheqës, një program e një ekip. Udhëheqës ju? Si mund ta krahasoni Berishën dhe Ramën?

Duke iu drejtuar direkt për sfidën e zbatimit të rregullave të brendshme në PD dhe mosveprimin ndaj Sali Berishës, Balla tha:
“Ta marrin seriozisht këtë punë tani, ne e mirëkuptojmë nga ana jonë që s’keni asnjë ndërhyrje, e zbatoni apo jo nenin Basha, dhe Basha po të kishte qenë vetë, s’do e zbatonte. Po ju lutem, baltën unë kam respekt për të moshuarit (për Berishën), po merreni mbylleni në shtëpi se ka turpëruar shtëpinë dhe shtetin e vet.”

Në fund, ministri iu drejtua opozitës me një porosi të prerë:
“Pranoni humbjen, aq sa keni reduktuar. Të fillojmë punën. Sa u përket votave të diasporës, më thirr në një interpelancë dhe të të sqaroj. Diaspora meriton një super falenderim.” Versus.al

Poll