Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte pjesë e homazheve në nderim të ish-deputetit, Gerti Bogdani.
Në një pronocim për Meta u shpreh se Gerti do të kujtohet gjithmonë për veprën dhe punën e mirë që ai la pas.
'Ishte e paimagjinueshme që do të jepja dhe unë si shumë e shumë qytetarë të Tiranës dhe Shqipërisë lamtumirën e fundit një personaliteti të njohur publik nga një familje shumë e njohur i cili ishte një model i të rinjve të shkolluar dhe që u kthye në vend, që dhanë kontributin e tyre në jetën publike që treguan aftësi në menaxhim. Kam patur kënaqësinë ta njoh si kryeparlamentar dhe me detyrën e deputetit përveç dhe shumë raporte të tjera shoqërore personale. Është një moment shumë i rëndë për të gjithë dhe kjo pjesëmarrje tregon tronditjen e opinionit për një ndarje kaq të befasishme dhe shokuese. Por të gjithë janë këtu sepse vlerësojnë punën e tij, kontributet e tij që ai ka lënë, modelet shumë të mira dhe kujtimet shumë të bukura dhe pozitive, për të tërë. Jemi pranë familjes së tij në këto momente. I përjetshëm kujtimi i Gertit.' u shpreh Meta./Versus.al








