POLITIKË /

“Në shesh mbledh më shumë pelikani sesa bufi”, Erion Isai përplaset tek “Territorialja” me deputetin e PD

Erion Isai u shpreh se, sipas tij, në periudha të mëparshme protestat kanë qenë më të dhunshme, ndërsa aktualisht qytetarët janë më të lirë të protestojnë

Shkruar nga Versus

“Në shesh mbledh më shumë pelikani sesa bufi”, Erion

Në Komisionin e Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, ditën e sotme, diskutimet janë shoqëruar me tensione mes kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe deputetit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi.

Palët kanë shkëmbyer qëndrime të forta për mënyrën e zhvillimit të protestave dhe situatën politike në vend.

Erion Isai u shpreh se, sipas tij, në periudha të mëparshme protestat kanë qenë më të dhunshme, ndërsa aktualisht qytetarët janë më të lirë të protestojnë.

“Protestoheshe dhe vriteshe, sot protestohet dhe nuk vritesh”, deklaroi ai, duke sjellë reagime nga opozita.

Luçiano Boçi e kundërshtoi këtë deklaratë, duke theksuar se nuk mund të bëhen krahasime të tilla mes periudhave të ndryshme politike dhe mënyrës së zhvillimit të protestave.

Debati mori tone më të ashpra kur u përfshinë edhe replika personale dhe akuza politike, përfshirë edhe pyetje mbi paraqitjet në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Në një moment, Erion Isai përdori një shprehje ironike duke thënë: “Në shesh mbledh më shumë pelikani sesa bufi”, duke shkaktuar reagime dhe ndërhyrje të menjëhershme nga deputetët e opozitës.

Nga ana e tij, Boçi e pyeti Isain për qëndrimet e tij ndaj SPAK, duke e akuzuar për standarde të dyfishta në qëndrimet politike.Versus.al

 

Poll