POLITIKË /

Nis seanca në Apelin e GJKKO ndaj Erion Veliajt, kryebashkiaku nuk është i pranishëm

Ka nisur seanca në Apelin e GJKKO-së për Erion Veliajn. Kryebashkiaku nuk është i pranishëm në seancë.

Shkruar nga Versus
Nis seanca në Apelin e GJKKO ndaj Erion Veliajt, kryebashkiaku nuk
Erion Veliaj

Ka nisur në Apelin e GJKKO seanca për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Kryebashkiaku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë duke lënë në garanci pasurinë. Vetë Veliaj nuk është i pranishëm, por përfaqësohet nga avokati mbrojtjes.

I pranishëm është vetëm biznesmeni Elman Abule, që kërkon edhe ai ndryshim të masës së sigurisë. Seanca drejtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

Përmes avokatëve të tij, Veliaj ka ankimuar vendimmarrjen e 23 prillit, kur gjyqtari Erion Bani vendosi të pranojë informacionin periodik të SPAK, bashkë me vazhdimin e masës së sigurisë ndaj Veliajt.

Veliaj kërkon një masë më të butë sigurie, duke ofruar dhe vënë në dispozicion garanci pasurore pa përcaktuar një shumë duke ia lënë në vlerësim gjykatës.

Veliaj është në hetim për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërsa ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit. Versus.al

Poll