POLITIKË /

Berisha: Besoj ende se do të rikthehem në pushtet

Shkruar nga Versus

Berisha: Besoj ende se do të rikthehem në pushtet

Gjatë një interviste në podkastin “Elevate” të Floriana Garos, Sali Berisha foli për jetën e tij që nga fëmijëria e deri te rikthimi i tretë në politikë.

Kryetari i PD-së  tregoi se në 1997 u rrëzua nga pushteti nga rebelimi komunist, njerëz të cilët i mundi, shtoi ai me votë të lirë në vitin 2005. Të njëjtën Berisha beson se ende do ta bëjë me një rikthim të tretë në pushtet, po me votën e lirë.

Duke rikujtuar vitin 2021, kryedemokrati atëherë i zgjedhur deputet, tha se non-grata e SHBA me anë të Blinken ishte një rrufe në qiell të hapur.

Më tej, Berisha tha se pika e kthesës për kthimin e tij ishte kërkesa për moslejimin e tij për t’u futur në parlament.

Tashmë Berisha tha se demokratët dhe ai ia dolën në kauzën e tyre të drejtë dhe do ia dalin për t’u kthyer në pushtet.

Rrëfimi i Berishës:

"Ata që erdhën me rebelim i përzura me votën e lirë. Erdha me një program që ndryshova Shqipërinë. U ndjeva i përkushtuar. Do vazhdoja reformën.

Kisha besuar. Sikundër besoj dhe sot. Patjetër. Le të bëjnë zgjedhje të lira dhe ta shikojmë kush fiton. Vetëm mision. Ministrat e mi, mision. Qeverisja është mision. Anëtarësimi në NATO, mision. Infrastruktura mision. Edhe diktatorin e përzumë me votë. Pse qëndrova? Në 13 dhjetor u thashë mirupafshim. Do mbetem mik i PD-së dhe gjatë gjithë natës mendova se bëra gabim se duhet të qëndroj me Kosovën.

Shkruaja çdo ditë. Facebook ishte gazeta ime. Dhe unë merresha me të. E kam përdorur. Lexoja. Natyrisht kam shkruajtur disa nga kujtimet por nuk jam fans i autobiografive. Ekziston diçka.

Kisha jetuar në diktaturë, një nga mësimet ishte se qëndrimi në kohë të gjatë në karrige nuk është i dobishëm për vendin. Edhe sot e mendoj. Kam dhënë dorëheqjen. Pa ndonjë keqardhje të madhe. mendova se unë përmbusha. 

Ishte një rrufe në qiell të hapur. Më kishte thënë Rama po censurohesh, se ke dekonspiruar kundër politikës së jashtme SHBA. Vendimi ishte për korrupsion dhe minim të demokracisë. Ishte një fyerje e rëndë dinjitetit tim. Ishte beteja për dinjitetin tim. Kur ata kërkuan të mos hyj në parlament. atë se bënë dot. Kur në tërbim, Yuri Kim bënte çdo gjë që të kontrollonte Lulzim Bashën si kryetar partie. Kjo nuk mund të ndodhte. U vendosëm në një izolim të paprecedent. Nga burokratë të korruptuar europianë dhe botëror. Ne ia dolëm dhe do ia dalim. Është kauzë e drejtë.

Për të qenë i suksesshëm duhet të ketë moral dhe empati. Jashtë moralit dhe empatisë e kam të vështirë të mendoj. Mund të kesh sukses por do jesh problem i madh."

Poll