Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka ndryshuar mendje sa i takon lëvizjes së nisur nga Ervin Salianji me takime në qarqe të ndryshme të vendit me qëllim riorganizimin e PD-së.
Nëpërmjet një shkrimi të gjatë në rrjetet sociale, Spaho ka sulmuar ashpër Sekretarin Organizativ të PD, Flamur Nokën me epitete të ndryshme, ndërsa shkruan se pavarësisht kundërshtive që ka ndaj Salianjit, lëvizja e këtij të fundit i duhet PD dhe duhet mbështetur.
Më tej ai akuzon Berishën se e do PD-në vetëm për interesat e tij personale dhe se me një person non-grata është i pamundur rikthimi në pushtet.
Postimi i plotë i Spahos:
Une jam kundershtar i thekur dhe i vendosur i Ervin Salianjit! Te gjithe ne PD e dine kete. Madje shume ne PD, mendojne qe une u dogja ne zgjedhjet e vitit 2025, sepse vec kundershtive te tjera, mbajta qendrim te ashper ndaj sjelljes puthadore te Berishes ndaj Ervin Salianjit. I vetmi qe nuk i shkova ne gjyqin ne Apel apo ne burg. Edhe Salianji e di kete.
Ai di edhe sa shume ka punuar rrethi i tij politik, por edhe familja e tij ne Korce, qe une te mos fitoja ne zgjedhjet e vitit 2025. Frymezimin dhe udhezimin per te punuar kunder meje e moren nga burri me pabythe qe ka PD, Flamur Noka.
Raportet e mia pa kompromis me Ervin Salianjin, shpjegojne perplasjet qe kam pasur me Lulezim Bashen, i cili me paburreri, pas zgjedhjeve te vitit 2021, shiti ata qe kishin sakrifikuar per te nder vite dhe mblodhi rreth vehtes lepujt dhe lepurushet e familjes se tij.
Une nuk kam pasur asgje personale ne perplasjen me lepujt e Lulit, pervecse interesit te PD. Kete e dine Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Flamur Noka ne takimet dhe debatet qe kemi pasur ne periudhen Gusht-Shtator 2021.
Ne periudhen 2023-2025 kam mbajtur qendrim te qarte ne Grupin Parlamentar (vecanerisht ne mbledhjen ne fund te muajit Gusht 2023) qe Rithemelimi duhet te krijonte Grup Parlamentar me vehte, te shkeputur nga grupi i PD, madje kerkova te krijonim nje force te re politike.
Mendimet e mia u konsideruan herezi nga Sali Berisha.
Nderkohe Berisha pothuaj po mbyllte pazarin me perfaqesuesit e Lulzim Bashes per tu bashkuar me ta ne nje grup te vetem parlamentar, me kosto te renda per PD dhe zgjedhjet qe pasuan.
Pavaresisht sa me siper dhe kontraditave politike qe une kam me Ervin Salianjin, mendoj se levizja e tij, i duhet dhe e ndihmon PD. PD ka rene ne mocal. Pergjegjesia kryesore per gjendjen ku eshte PD bie mbi Sali Berishen, i cili e do PD vetem per interesat e tij.
Vecanerisht pergjegjesi ka Rasputini i Berishes ne PD, Flamur Noka, qe bahçes te Berishes i ka shtuar nje bahçe edhe me te madhe, qe quhet bahçja e kenaqesive politike dhe personale te Mulit. Une kam 35 vjet ne PD por nuk kam hasur ndonje udheheqes me te pabese, intrigant, te papergjegjshem, servil, arrogant dhe pa moral politik sa Flamur Noka.
Me gjithe kontradiktat qe kam pasur, Ridvan Bode ndryshon si nata me diten me Flamur Noken per sa i takon pergjegjesive me te cilat ai e shihte postin e Sekretarit te Pergjithshem dhe punes kolosale qe ndermori per te organizuar strukturat e PD qe te fitonim zgjedhjet e vitit 2005.
Ne keto kushte mendoj se, pavaresisht diferencave te thella qe une kam me Ervin Salianjin, te cilat gjithmone i kam bere publike, eshte pergjegjesi morale dhe qytetare qe ti bej thirrje te gjithe demokrateve qe te mbeshtesin Ervin Salianjin, pasi cdo ndryshim, nga kushdo qe vjen, eshte ne interes te PD, demokracise dhe vendit.
Lerini perrallat me Suel Celen. Nga sa kam degjuar, te pakten 3 deputete te PD sot ne Parlament jane me lidhje me grupet kriminale. Gojet e liga thone qe kane paguar per tu futur ne liste te mbyllur. Une nuk e besoj. Mos harroni qe PD me sakrifica te medha, 12 vjet me pare, miratoi ligjin e dekriminalizimit.
Harrojini genjeshtrat qe ne Janar do bejme protesta cdo nate, qe do rrezojme Edi Ramen, qe nga sot Rama nuk eshte me Kryeminister, qe nderkombetaret na mbeshtesin.
PD duhet te ndryshoje programin, te zevendezoje ata qe e udheheqin jo vetem ne nivelet e larta por edhe me poshte, te ndryshoje gjuhen e komunikimit politik, sjelljen ndaj institucioneve, vecanerisht ndaj SPAK si dhe te kete nje veshtrim me te qarte sesi nje parti demokrate perendimore vjen ne pushtet. Harrojeni forcen. Rama eshte qeveritari me i korruptuari ne bote por lufta ndaj korrupsionit dhe rikthimi ne pushtet nuk realizohet me Nongrata. Versus.al

