POLITIKË /

Nis sot rinumërimi i 2323 qendrave të votimit, qarku ku socialistët 'rrezikojnë' të humbasin mandat

PS rrezikon të humbasë një mandat në qarkun e Fierit në rast se parregullsitë e gjetura dhe procesi i rinumërimit i sjell koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet" 560 vota.

Shkruar nga Versus

Nis sot rinumërimi i 2323 qendrave të votimit, qarku ku

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot në orën 09:00 rinumërimin e 2323 qendrave të votimit në 4 qarqe të ndryshme të vendit, Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.

Pjesë e këtij procesi rinumërimi do të jenë edhe 85 kuti votimi nga diaspora. I gjithë procesi do të zhvillohet në pallatin e sportit “Farie Hoti” në Tiranë ku janë ngritur 24 tavolina rinumërimi me 24 grupe pune duke i kushtuar KQZ-së 21 milionë lekë.

Gjatë këtij procesi, të drejtën për të patur vëzhgues do ta kenë partitë politike si më poshtë:

Në Fier do ketë vëzhgues për koalicionin PD-ASHM, Partia Socialiste dhe Koalicioni Shqipëria Bëhet që për 560 vota mund të sigurojë një mandat në këtë qark duke ua marrë socialistëve.

Për qarkun e Elbasanit, do të ketë vëzhgues për koalicionin PD-ASHM dhe për Partinë Socialiste.

Rinumërimi për qarkun e Durrësit, do ketë vëzhgues nga koalicionin opozitar PD-ASHM dhe PS.

Në Tiranë do të ketë vëzhgues të PS, PD dhe partisë “Mundësia”.

Ky process rinumërimi ka nisur pas ankimit të bërë nga Partia Demokratike e cila pretendon për parregullsi dhe krime elektorale në procesin zgjedhor dhe atë të numërimit. Versus.al

Poll