POLITIKË /

Rinumërimi i votave në Elbasan, kandidati fitues i PD tregon fletët: Janë pa vulë për PS

Bledi Himçi tha se fletët e votimit që nuk kanë vulë, po tentohen të kalohen si vota të vlefshme për socialistët.

Shkruar nga Versus
Rinumërimi i votave në Elbasan, kandidati fitues i PD tregon
Bledi Himçi tregon fletët e votimit

Ka nisur rinumërimi i kutive të votimit për disa qarqe në pallatin e sportit “Fahrie Hoti” në Tiranë ku të parat janë hapur kutitë e zonës së Gramshit dhe Peqinit. Për këto kuti, ka patur një reagim nga ana e kandidatit fitues të PD në Elbasan Bledi Himçi i cili ka treguar disa fletë votimi ku është votuar për PS dhe nuk ka vula. Sipas tij kjo provon “trenin bullgar”.

“Kjo hyn tek kutitë e vlefshme dhe vazhdojnë e konstatojnë si të vlefshme. Ka vetëm një vulë siç e shikoni. Ja ku e kthejmë është numri 5 për Partinë Socialiste. Kandidati s’ka rëndësi. Ja përsëri një tjetër kjo nuk ka vulë fare. Është quajtur e vlefshme, numri 5 ja. Kjo është pjesa e trenit vulgar. Këto fletë po kërkojnë t’i konstatojnë përsëri të vlefshme.

Duhet bërë konstatimi për pavlefshmëri të kësaj kutie. Përsa kohë këtu futet një fletë bosh e cila ka krijuar trenin bullgar dhe të shikoni edhe rezultatin e kësaj qendre, është që kjo kuti të dalë e gjitha e pavlefshme. Kjo është kërkesa jonë në lidhje me këtë kuti votimi. Këtë e kemi konstatuar nga pamjet filmike, e kemi konstatuar edhe këtu dhe është një situatë skandaloze”- u shpreh deputeti i legjislaturës së ardhshme. Versus.al

 

Poll