POLITIKË /

Një ditë para Samitit, Kryeministri i Britanisë, vizitë zyrtare në Tiranë! Zbardhet axhenda

Starmer do të pritet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa në orën 12:40 është planifikuar një konferencë e përbashkët për shtyp mes dy krerëve të qeverive.

Shkruar nga Versus

Një ditë para Samitit, Kryeministri i Britanisë, vizitë

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri ditën e nesërme, në kuadër të përgatitjeve për Samitin e Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet në Tiranë më 16 maj.

Starmer do të pritet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa në orën 12:40 është planifikuar një konferencë e përbashkët për shtyp mes dy krerëve të qeverive.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në orën 13:00, Kryeministri britanik do të vizitojë Muzeun e Forcave të Armatosura dhe Qendrën e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes në Tiranë. Kjo vizitë vjen si pjesë e bashkëpunimit të zgjeruar ushtarak mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, si dhe angazhimit të përbashkët për të mbështetur Ukrainën në përballje me agresionin rus.

Vizita e Starmer vjen vetëm një ditë para nisjes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian, ku do të marrin pjesë liderë të shumtë europianë, përfshirë edhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Ndërkohë, është konfirmuar edhe pjesëmarrja e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila do të përfaqësojë shtetin e saj në këtë ngjarje të nivelit të lartë. /Versus.al/

Poll