POLITIKË /

"Nuk e di a e kanë shqipot, por qesha shumë", Rama publikon pamjet nga biznesi me shtesa në Londër

Në imazhin e postuar, duket se lokali ka bërë dy shtesa mbi trotuar, duke e shfrytëzuar hapësirën publike për qëllime private.

Shkruar nga Versus

"Nuk e di a e kanë shqipot, por qesha shumë", Rama publikon

Teksa në Shqipëri vijon fushata për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme nga biznese të ndryshme, kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një foto të një lokali në Londër.

Në imazhin e postuar, duket se lokali ka bërë dy shtesa mbi trotuar, duke e shfrytëzuar hapësirën publike për qëllime private.

Sipas Ramës, fotoja i është dërguar me mesazh dhe i është thënë se lokali në fjalë është në pronësi të shqiptarëve. Ai shton se nuk mund ta verifikojë këtë informacion, por komenti e ka bërë të qeshë. /Versus.al/

Tags:

rama

Poll