POLITIKË /

“Nuk fiton dot, u djeg votën qytetarëve”, Qori përplaset me Shabanin: Latë nam duke u zënë me teze e dajo

Shkruar nga Versus
“Nuk fiton dot, u djeg votën qytetarëve”, Qori
Endri Shabani, Arlind Qori

Në studion e emisionit “Top Story” pati një debat mbrëmjen e djeshme lidhur me kandidaturat për kryebashkiak të Tiranës. Të ftuar ishin përfaqësuesit e partive të reja politike të cilët theksuan nevojën e një ndryshimi në drejtimin e bashkisë.

Por idetë e tyre ishin të ndryshme sa i takon personit të duhur për ta drejtuar bashkinë. Endri Shabani i Nismës Thurje dhe Barbara Doda e partisë “Mundësia” nënvizuan faktin se ata janë vënë në mbështetje të Florjan Binajt si kandidat i pavarur për të sjellë një frymë ndryshe në bashki.

Ndërsa Shabani iu drejtua kreut të Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorit duke i thënë se kandidatura e tij nuk mund të prodhojë mjaftueshëm vota për ta fituar bashkinë e Tiranës më 9 nëntor dhe se votat e qytetarëve për të, do të shkojnë dëm pasi nuk i ndihmon në nivel përfaqësimi.

E menjëhershme ishte përgjigjia e pedagogut i cili iu kthye Shabanit duke kujtuar sherrin mes këtij të fundit dhe Adriatik Lapajt për mandatin që fitoi Nisma “Shqipëria Bëhet” në Kuvend.

Debati në studio:

Shabani: Ti do garosh në zgjedhje dhe nëse ke 5 apo 20% të votave nuk bëhesh dot kryetar bashkie, këto vota nuk të shërbejnë për përfaqësim. Ti ua djeg votën këtyre votuesve, sepse nuk bëhesh dot kryetar bashkie. Për shkak të këtij sistemi dhe për shkak se njerëzit duan ndryshim, është e domosdoshme të dalim përtej egove personale. Kjo është arsyeja pse ne nuk kandiduam në 2023-in me kandidat bashkie, por vetëm me këshilltarë bashkiakë.

Arlind Qori: Do ishte shumë mirë që përballë meje, në mos sot një ditë të jenë kandidatët për kryetarë bashkie. U bëj thirrje që të vijnë në një studio televizive dhe në mënyrë krejt qytetare të rendisin argumentet. Dy rivalët e mi formal, pasi rivalët e mi realë janë mbështetësit, Berisha dhe Rama, vërej një shqetësim që nuk do e kem mundësinë e debatit. Vërej shqetësim tek fakti që kandidatët përballë ende nuk janë shprehur para publikut, nuk i kanë parë të përballen me një gazetar. Manastirliun nuk e kam parë një herë të vetme të dalë dhe të marrë disa pyetje. Mos harroni jam kryetar i një partie politike që ka fituar një deputet në Kuvend dhe nuk jam unë ai deputet.  Kupton se çfarë kanë bërë të tjerët që kanë lënë nam duke u zënë me teze e me daje. Po të ishte për ego, ne do kishim bërë sjellje komplet të tjera në Lëvizjen Bashkë.

Shabani: Ti ke marrë në garë djalin e oligarkut, djali i atij që ka betonizuar Tiranën.

Qori: Kjo është një gënjeshtër dhe ai ka të drejtë t’ju hedhë në gjyq për këtë. Babai i Redi Muçit është pensionist, ka qenë deri para 10 vitesh ndërtues i vogël në Tiranë dhe jo çdo ndërtues është oligark.  Unë nuk jam pronar i votave të Lëvizjes Bashkë që ata persona që na kanë votuar t’i marr e ti coj diku. Ne na kanë votuar për të qenë kundër qeverisë dhe kundër Sali Berishës dhe oligarkëve. Versus.al

Poll