POLITIKË /

“Nuk të dhemb shkopi në b*thë të tjetrit”, Murrizi ironizon reagimet e Braçes dhe Gjiknurit për listat e PS: Karma is a b*tch

Shkruar nga Versus

“Nuk të dhemb shkopi në b*thë të tjetrit”,

Emrat që kryeministri Edi Rama la që të garonin në listat e hapura për deputetë, ngjallën shumë reagime edhe brenda kampit socialist. Deputeti Erion Braçe e cilësoi këtë si një garë të pabarabartë, ndërsa edhe Gjiknuri theksoi se pavarësisht renditjes në listën e hapur, nuk i trembej garës.

Për këto reagime të deputetëve socialistë, ka shkruar edhe ish-deputeti demokrat Myslym Murrizi i cili kandidon më 11 maj në listat e hapura për Tiranën. Sipas Murrizit, Gjiknuri dhe Braçe janë të vonuar për ta kuptuar se gara është e pabarabartë dhe kritikoi qëndrimet e tyre për votimin e Kodit Zgjedhor.

Postimi i plotë nga Murrizi:

Pashe reagimet e dy Deputeteve te PS keto dite dhe ne fakt me erdhi mire qe pas 4 pale zgjedhjesh e paskan kuptuar qe me kete sistem dhe kod zgjedhor bastard gara qenka e pabarabarte

I pari reagoi Z Gjiknuri dhe i dyti Z Braçe

Te nderuar deputet Gjiknuri dhe Braçe!

E pabarabarte ka qen kjo gare me kete kod zgjedhor nga viti 2009,2013,2017,2021 por Ju nuk e keni kuptuar e as jua ka ndjer per “ gare” sepse keni qene te mbyllur dhe ne vendet e para si “ pasagjeret” e autobuzit te Kuçit ne Vlore

Sot ne 2025 kur dolet ne gare, kuptuat se me kete ligj qe ke hartuar, mbrojtur e votuar Ti Damian dhe dhe ke votuar Ti Erjon, gara qenka e pabarabarte

Po une dhe te tjere si une qe e kane “ vuajtur” kete gare moster ne 2009, 2013,2021 çfar duhet te themi kur shoh e degjoj reagimet Tuaja sot pas pilafit???

Pse e votuat kete paçavure kod zgjedhor ne 30 korrik 2024 duke mashtruar Shqiptaret se gjoja e kishit detyrim nga Gjykata Kushtetuese gje qe ne fakt nuk eshte fare e vertete?

Po tua kishte thene Rama qysh ne korrik qe Ju dhe shum te tjere si Ju do te ishin ne listen e hapur pra ne kete gare te pabarabarte a do ta votonin kete kod qelbesire qe eshte si “ vendstrehim” per bythecet dhe palaçot e politikes???

Ne politike morali eshte qe te mbash qendrim parimor jo vetem kur te djeg menderja jote, por gjithsesi me mire vone se sa KURRE

Nje miku im nga Skrapari thote qe Skraparlinjt kane nje shprehje te urte: NUK TE DHEM SHKOPI NE BY…..TE TJETRIT

Prandaj nese fitoni mandatin e deputetit me kete gare te pabarabarte  qe e “ kuptuat” pas 20 vitesh Ju Damian dhe Erion dhe une ju uroj te fitoni, duhet te loboni fort per ta prishur kete pazar te ndyre dhe gjell qensh qe gara te jete e barabarte dhe LISTAT TE JENE 100% TE HAPURA qe QYTETARI TE ZGJEDH DEPUTETIN dhe te mos kete me kurre ne Parlament vemje, kerminj e butak qe fshihen si qen te pshurrur neper listat e mbyllura

Nese prishet ky kod zgjedhor funderrine nuk do te kemi me as qarje as sharje, as qurravitje as lepirje ndaj kryetareve te partive e as perçarje, qefngelje apo deklarata “ bombastike” diten qe shkojne listat ne KQZ

I NDERUAR DAMIAN

KARMA IS BITCH

Shqiptaret thone qe çdo gje qe ben ne kete jete e ben per vete edhe kur mendon se e hedh ne det te vjen me kripen ne pjate

Tani “ hani” ate qe keni gatuar te gjithe si “ elite” dhe “ vipa” te PS se ne listen e mbyllur jane “kukuvajkat “dhe “buburrecat” qe ka “ pikturuar” kreu i organizates ne muret e zyres se tij.

Murrizi njihet për kritikat e tij ndaj kodit aktual zgjedhor. Ndërsa në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, është një prej kandidatëve të PD në listën e hapur të qarkut Tiranë. Versus.al

Poll