Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur sot shortin për përcaktimin e renditjes së partive politike në fletën e votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Lista me 11 parti dhe koalicione politike, kryesohet nga Partia Demokratike, ndërsa Partia Socialiste renditet e pesta në listën shumëemërore që do të ketë të renditur edhe kandidatët e secilit subjekt politik.
Konkretisht lista do të jetë si më poshtë:
1-Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore
2- Lëvizja Bashkë
3- Lëvizja Atdheu
4- Koalicioni Euroatlantik
5- Partia Socialiste
6- Nisma Shqipëria Bëhet
7- Aleanca Kombëtare Shqiptare
8- Partia Demokracia e Re
9- Koalicioni Djathtas për Zhvillim
10- Partia Mundësia
11- Partia Socialdemokrate
Koalicioni më i gjerë në këto zgjedhje, është ai opozitar i kryesuar nga PD me 25 parti politike pjesëmarrëse. Ndërsa nga ana tjetër PS kandidon e vetme në zgjedhje ku Rama pretendon të sigurojë 1 milionë vota. Versus.al







