POLITIKË /

Merr fund ngërçi? Gjykata Kushtetuese: Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet brenda 30 ditëve

Lëvizja Vetëvendosje, si partia fituese, ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare, por ajo nuk ka siguruar shumicën në raundet e deritanishme. Kjo ka çuar në bllokim institucional dhe tensione mes partive.

Shkruar nga Versus

 

Merr fund ngërçi? Gjykata Kushtetuese: Kuvendi i Kosovës duhet

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që deputetët e Kuvendit duhet të përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditëve, duke zgjedhur kryetarin dhe pesë nënkryetarët, siç parashikohet në nenin 66 të Kushtetutës.

Vendimi vjen pas një zvarritjeje të paprecedentë që nga 15 prilli, kur nisi seanca e parë e përbërjes së re parlamentare, e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Deri tani janë mbajtur 37 seanca pa sukses në zgjedhjen e kryesisë së Kuvendit, për shkak të mospajtimeve politike, veçanërisht mbi formën e votimit – të hapur apo të fshehtë.

Lëvizja Vetëvendosje, si partia fituese, ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare, por ajo nuk ka siguruar shumicën në raundet e deritanishme. Kjo ka çuar në bllokim institucional dhe tensione mes partive.

Kërkesa për interpretim kushtetues u paraqit nga deputetët e AAK-së dhe disa ish-opozitarë, të cilët ngritën çështjen e mungesës së ligjshmërisë në veprimet e Kuvendit pa një kryesi të zgjedhur.

Gjykata theksoi se çdo veprim i ndërmarrë pa përfunduar seanca konstituive nuk ka legjitimitet kushtetues. /Versus.al

Tags:

kosove kuvend

Poll