POLITIKË /

Zgjedhjet e 11 Majit! Rama ironizon opozitën: Demokrati kavajas iu bashkua sot skuadrës së Elisës! AKM-ja i ka lënë Kavajës vetëm Bufin e Kënetës

Kryeministri Edi Rama ka përdorur rrjetet sociale për të ironizuar opozitën dhe aleancën e PD-së të Sali Berishës, “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Shkruar nga Versus

Zgjedhjet e 11 Majit! Rama ironizon opozitën: Demokrati kavajas iu bashkua

Me afrimin e zgjedhjeve të 11 Majit, beteja elektorale mes partive po intensifikohet. Kryeministri Edi Rama ka përdorur rrjetet sociale për të ironizuar opozitën dhe aleancën e PD-së të Sali Berishës, “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Në një postim në Facebook, Rama njoftoi se një qytetar demokrat nga Kavaja iu bashkua skuadrës së Elisa Spiropalit.

“Ne i kemi dhënë Kavajës kryetaren e Kuvendit, kryeministrin e Luftës së Kosovës dhe një vajzë e një djalë të zonës, prej të cilëve dy gratë janë në listën e mbyllur, pra faktikisht 2 deputete për Kavajën dhe Shqipërinë 2030”, shkruan ama për kandodatët e PS për Kavajën.


Aleanca për Kënetën Madhështore, siç ai cilëson koalicionin e PD, i ka lënë Kavajës vetëm Bufin e Kënetës.

“Ndërsa kryetarin e partisë atje, kavajsin e votuar nga kavajsit në ato pseudo primaret e kënetës – një tallje e hatashme me miletin demokrat – e kullufiti Bufi bashkë me një dynja demokratësh të tjerë, që kujtuan të shkretët se u bë këneta kos dhe erdhi dita e tyre përmes votës së lirë në mbretërinë e Bufit”, shkruan Rama.

Postimi i plotë:

Sa e do Kavajën PS e tregonin deri tani shumë punët e bëra, të cilat e rilindën qytetin e harruar për dekada nga PD.

Por sa e do Aleanca për Kënetën Madhështore Kavajën, e tregojnë dy pamjet e këtij posteri që një demokrat kavajas, i sapobashkuar sot me skuadrën e Elisës atje, ma coi me lutjen për ta postuar

Ne i kemi dhënë Kavajës kryetaren e Kuvendit, kryeministrin e Luftës së Kosovës dhe një vajzë e një djalë të zonës, prej të cilëve dy gratë janë në listën e mbyllur, pra faktikisht 2 deputete për Kavajën dhe Shqipërinë 2030.

AKM-ja i ka lënë Kavajës vetëm Bufin e Kënetës, që kavajsit i shikon nga tribuna njëherë në katër vjet, kur shkon te sheshi i demokracisë sa për të ngritur dy gishtat e humbjes së radhës.

Ndërsa kryetarin e partisë atje, kavajsin e votuar nga kavajsit në ato pseudo primaret e kënetës – një tallje e hatashme me miletin demokrat – e kullufiti

Bufi bashkë me një dynja demokratësh të tjerë, që kujtuan të shkretët se u bë këneta kos dhe erdhi dita e tyre përmes votës së lirë në mbretërinë e Bufit./Versus.al

Tags:

edi rama

Poll