
Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka bërë ndryshime në listën e kandidatëve për deputet. Babai i Adriatik Lapajt, Ferman Lapaj, i cili më parë kryesonte listën e këtij koalicioni në Berat, nuk figuron më në versionin e finalizuar në KQZ.
Në vend të tij, lista tani kryesohet nga Aleksandër Bacaj.
Adriatik Lapaj u përgjigj kritikave në rrjetet sociale, për vendosjen e emrit të babait të tij në listën e sigurtë duke thënë se kjo ishte një listë paraprake.
Kreu i Lëvizjes ”Shqipëria Bëhet” shtoi më tej se koalicioni i tij do refuzojë listën e mbyllur duke përfshirë njerëz të besuar në listat e sigurta.
Sipas tij, në rast fitoreje të mandatit, këta kandidatë do të tërhiqeshin për të lënë vend kandidatëve me më shumë vota nga lista e hapur./Versus.al







