POLITIKË /

Viktimat në Maqedoninë e Veriut, Meta e mëson lajmin dhe reagon nga burgu: Ngushëllimet më të ndjera

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur nga burgu ngushëllimet për tragjedinë e rëndë që ka goditur qytetin e Koçanit në Maqedoninë e Veriut, ku dhjetëra persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur pas një zjarri shkatërrues në një diskotekë.

Shkruar nga Versus

Viktimat në Maqedoninë e Veriut, Meta e mëson lajmin dhe reagon

 Ilir Meta, ka shprehur nga burgu ngushëllimet për tragjedinë e rëndë që ka goditur qytetin e Koçanit në Maqedoninë e Veriut, ku dhjetëra persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur pas një zjarri shkatërrues në një diskotekë.

“Me hidhërim dhe tronditje të thellë përcolla tragjedinë e madhe në Koçan. Në këtë ditë të rëndë, unë dhe Partia e Lirisë u shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave për humbjet e mëdha dhe të pazëvendësueshme dhe lutemi për shërim sa më të shpejtë të të mbijetuarve,” u shpreh Meta.

Përmes një statusi në rrjete sociale, ai shprehu gjithashtu solidaritetin e tij me autoritetet dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se Shqipëria qëndron pranë vendit fqinj në këto momente të dhembshme. “I përcjell Kryeministrit Hristijan Mickoski, autoriteteve dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut fqinje dhe mike solidaritetin e plotë dhe qëndrojmë pranë tyre në këto momente të dhembshme,” deklaroi Meta.

Ngjarja tragjike ka tronditur mbarë rajonin, ndërsa institucionet maqedonase po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj fatkeqësie.

Tags:

meta maqedoni

Poll