POLITIKË /

Sulmoi Gonzato-n, ambasadorët e vendeve të BE, i përgjigjen Sali Berishës

Një ditë më parë, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka sulmuar sërish kryediplomatin e BE në Tiranë.

Shkruar nga Versus

Sulmoi Gonzato-n, ambasadorët e vendeve të BE, i përgjigjen Sali

Nuk ka vonuar përgjigja e fortë e diplomatëve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, ndaj Sali Berishës, pasi ky i fundit sulmoi sërish ambasadorin e BE në Tiranë, Silvio Gonzato-n.

Reagimi është shpërndarë nga dekani i trupit diplomatik i vendeve anëtare, ambasadorit të Qipros në Athinë, i cili mbulon edhe Shqipërinë, Stavros Avgoustides.

Sulmoi Gonzato-n, ambasadorët e vendeve të BE, i përgjigjen Sali

“Në Ditën e Europës ne qëndrojmë në mbështetje të ambasadorit të BE dhe skuadrës së tij dhe ne riafirmojmë besimin e plotë mbi profesionalizmin e tij, integritetin dhe përkushtimit ndaj shërbimit”, theksohet në deklaratën e publikuar në faqen e ambasadorit, Avgoustides në X, që është shpërndarë më pas edhe nga ambasada gjermane në Tiranë, në faqen e saj zyrtare në Faacebook.

Një ditë më parë, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka sulmuar sërish kryediplomatin e BE në Tiranë.

“Sa i përket ambasadorit aktual, unë e kam shprehur: ky sillet si të ishte ambasadori i Ramës, pasi ky zotëri, në mënyrë të pretenduar, ka transmetuar në Bruksel trillimet më të pavërteta ndaj opozitës, sikur ne nuk jemi për integrimin. Për të mos treguar shumë gjëra të tjera",- theksoi Berisha.

Poll