POLITIKË /

Opozita mban "Foltoren" e radhës para kryeministrisë

Shkruar nga Versus

Opozita mban "Foltoren" e radhës para kryeministrisë

Mbrëmjen e sotme opozita është mbledhur për të organizuar “Foltoren” e radhës para kryeministrisë. Në krahasim me dy javët e para, në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit” janë mbledhur një numër simbolik protestuesish.

Deputetët e Partisë Demokratike, do të mbajnë fjalime ku në fokus do të jenë akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës. “Foltores” i është bashkuar edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Kujtojmë se sot ishte dita e përkujtimit të Lëvizjes Studentore të 8 dhjetorit 1990, rrëzimit të regjimit komunist dhe instalimin e demokracisë në Shqipëri./Versus.al

Poll