
Të hënën mbahet foltorja e radhës e PD para kryeministrisë duke nisur nga ora 18:00. Por gjithashtu gjatë paradites, kryedemokrati Sali Berisha do të duhet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës “detyrim paraqitje” për aferën e privatizimit të ish-klubit sportiv Partizani.
Ashtu si gjithmonë, strukturat e PD janë njoftuar që në orën 09:30 të jenë si gjithmonë në mbështetje të Berishës gjatë kohës që ky i fundit paraqitet në SPAK. Mirëpo ajo çfarë vihet re është se ndryshe nga herët e tjera, këtë herë PD nuk e quan më “SKAP” Prokurorinë e Posaçme.
“Mirëdita dhe Vit te mbare, uroj ti keni kaluar bukur festat. Ju kujtoj të hënën date 05 janar për tubimin në orën 18:00 para Kryeministrisë.
Po ashtu të hënën në orën 09:30 Doktori do të jetë te SPAK. Ju lutem merrni masa për të siguruar pjesëmarrjen”- thuhet në njoftim. Versus.al

