POLITIKË /

“Partia pa gratë është çyryk”/Rama nga Elbasani: 71 mandate i kemi të garantuara!

Po ashtu kryesocialisti u ndal dhe tek përdorimi i fjalës 'çyryk' dhe tha se një parti pa gra është çyryk.

Shkruar nga Versus

“Partia pa gratë është çyryk”/Rama nga

Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se në zgjidhjet e 11 majit, populli socialist i ka garantuar PS-së 71 mandate, por ata synojnë më shumë.

"Sot BE, është gati për ne. Duhet të bëjmë negociatat, nuk duhet të ndalojmë një ditë, o të ndalojmë me muaj të tërë, duhet të vazhdojmë punën me negociatat dhe për këtë na duhet fuqia që populli shqiptarët do na e jap më 11 maj.

Jo aritmetika, jo 71 mandate, se 71 mandate as nuk diskutohet që në të gjitha rastet populli socialist i ka garantuar për ne, por na duhet një fuqi më e madhe. Sepse negociata zhvillohen ne Bruksel, vendimet merren ne Tiranë.", u shpreh Rama.

Po ashtu kryesocialisti u ndal dhe tek përdorimi i fjalës 'çyryk' dhe tha se një parti pa gra është çyryk.

"Po të isha vonuar më shumë dhe salla do të ishte me burra, nuk do të kishin ngelur as gjysma. Prandaj ju falënderoj që më pritët. Një burrë pa gruan është gjysmak. Një parti pa gratë është çyryk",  tha Kryeministri.

Tags:

rama ps

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: