POLITIKË /

Pas takimit të përzemërt në Kryeministri, Rama dhe ambasadorja e SHBA rishfaqen në Greqi!

Shkruar nga Versus

Pas takimit të përzemërt në Kryeministri, Rama dhe

Në datat 21 dhe 23 prill, kryeministri Edi Rama qëndroi në Greqi, ku mori pjesë në Forumin Ekonomik të Delphi-t dhe zhvilloi disa takime zyrtare, përfshirë edhe një takim me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis, në një klimë që vjen pas tensioneve dhe mosmarrëveshjeve të vitit të kaluar.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje nuk ka qenë vetëm agjenda diplomatike, por edhe takimi i Ramës me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle.

Në foton që po qarkullon, Rama dhe Guilfoyle shfaqen të buzëqeshur, ndërsa kryeministri shqiptar i ka hedhur dorën në qafë ambasadores.

Pas takimit të përzemërt në Kryeministri, Rama dhe
Edi Rama dhe ambasadorja Kimberly Guilfoyle

Ky takim ka marrë edhe më shumë peshë për shkak të një momenti të mëparshëm mes tyre në Tiranë, më 11 mars, i cili u komentua gjerësisht në mediat shqiptare.

Edhe ajo vizitë, sidomos videoja e hyrjes në Kryeministri, u shpërnda masivisht në rrjete sociale dhe ngriti pikëpyetje mbi natyrën dhe qëllimin e takimit.

Ndërkohë, mediat greke kanë raportuar për plane dhe projekte të përbashkëta mes Greqisë, Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, ku sipas Kathimerinit përmendet edhe një investim strategjik në Shqipëri, konkretisht në Bilisht./Versus.al

 

Poll