Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, e cila ishte planifikuar të zhvillohej më 30 shtator në orën 12:30, është anulluar me vendim të kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit.
Në një konferencë për mediat pak më herët, Bardhi tha se në mbledhjen e deputetëve të PD-së është vendosur të ndërpresin çdo marrëdhënie insitucionale me mazhorancën.
VENDIMI:
PËR ANULLIMIN E MBLEDHJES TË KONFERENCËS SË KRYETARËVE, DATË 30.9.2024, ORA 12:30
Në mbështetje të nenit 7, pika 6, të Rregullores së Kuvendit,
URDHËROJ:
Anullimin e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve të thirrur në datën 30.9.2024, ora 12.30.
Mbledhja e parashikuar për tu zhvilluar më datë 30.9.2024, do të zhvillohet në një datë të mëvonshme.
Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për shpërndarjen me anë të postës elektronike zyrtare të urdhrit për anullimin e mbledhjes për anëtarët e Konferencës së Kryetarëve.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.








