POLITIKË /

“Paskan ngrënë turistët 4.5 mld euro byrek?”, Rama përgjigjet dhe për ujin: Kur erdhëm në pushtet vetëm 4 zona urbane furnizoheshin

Shkruar nga Versus

“Paskan ngrënë turistët 4.5 mld euro byrek?”, Rama

Mes pyetjeve të cilave kryeministri Edi Rama u ktheu përgjigje ishte edhe ajo e të ardhurave nga turistët që kanë vizituar vendin. Teksa iu përgjigj një komentuesi i cili pretendonte se turistët që vinin në Shqipëri nuk shpenzonin para, Rama nuk ngurroi të bënte batutë.

“Për turistë mos fol thotë nje tjetër se janë niveli i atyre që vijnë të hanë byrek. Dhe janë 4.5 miliard euro byrek. Nuk besoj, por edhe sikur të ishin byrek çfarë ke ti kundër byrekut? E tregon shumë qartë se nga kush i merr informacionet”- u shpreh Rama.

Ndërsa ndaj pyetjes për furnizimin me ujë 24 orë, Rama tha se kur Partia Socialiste erdhi në pushtet, shumë pak zona furnizoheshin me ujë dhe se tanimë situata është krejt ndryshe.

“Kur ne e kemi marrë detyrën vetëm 4 zona urbane kishin ujë 24 orë në ditë dhe 60% e ujësjellësve nuk kishin fare matësa. Sot janë 48 zona urbane dhe 98 zona rurale që furnizohen me ujë dhe janë lidhur 300 mijë kontrata të reja. Sot që flasim janë 60 investime të reja që kanë nisur në 2024 dhe vazhdojnë edhe sot. Është shumë interesant pjesa që përse bëmë krahasim. Si do them ku jemi nëse nuk mbajmë mend ku ishim? Mos më krahasoni si e bënte Enver Hoxha etj, unë po e krahasoj me 10 vite më parë”- tha kryeministri. Versus.al

Poll