POLITIKË /

Për herë të parë këtë vit, Rama mbledh kabinetin qeveritar, ja çfarë pritet të diskutohet

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë më 9 janar kabinetin qeveritar në Pallatin e Brigadave, ku do të diskutohet për objektivat dhe prioritetet kryesore të qeverisë për vitin 2026.

Shkruar nga Versus
Për herë të parë këtë vit, Rama mbledh kabinetin
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë ditën e premte, më 9 janar, ministrat e kabinetit të tij në Tiranë, në një takim të posaçëm kushtuar objektivave dhe prioriteteve të qeverisë për vitin 2026.

Burime bëjnë me dije se takimi do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe do të shërbejë si një pasqyrë e planeve strategjike dhe projekteve kryesore qeveritare që pritet të jenë në fokus gjatë këtij viti.

Gjatë mbledhjes, ministrat pritet të raportojnë mbi ecurinë e punës në dikasteret përkatëse, ndërsa Rama do të përcaktojë drejtimet dhe prioritetet kryesore të qeverisë për muajt në vijim.

Takimi vjen në një moment kur qeveria synon të intensifikojë zbatimin e reformave dhe projekteve të shpallura si pjesë e axhendës për vitin 2026.

Tags:

edi rama

Poll