POLITIKË /

Përfundon procesii numërit, Zegjine Çaushi zyrtarish deputete, kush janë të preferuarit e Fierit që do ulen në Parlament

Nuk ka më dyshime, në shtator kandidatja e shumëpërfolur Zegjine Çaushi do të jetë deputetja më e re në Kuvendin e Shqipërisë.

Shkruar nga Versus

Përfundon procesii numërit, Zegjine Çaushi zyrtarish deputete,

Nuk ka më dyshime, në shtator kandidatja e shumëpërfolur Zegjine Çaushi do të jetë deputetja më e re në Kuvendin e Shqipërisë. Lajmi sapo u bë i ditur pas përfundimit të procesit të numërimit.

Zegjine Çeushi e cila u bë e njohur për replikat e saj me Gazment Bardhin në rrjete sociale, arriti të ruante mandatit, duke fituar kështu për herë të parë statusin e ligjvënëses.

Nga Partia Socialiste, shkojnë në Kuvendin e katër viteve të ardhshme 12 deputetë.

Përveç pesë deputetëve nga lista e mbyllur, janë 7 të tjerë nga lista e hapur që arritën të fitojnë mandatin.

Kandidatët e PS nga lista e hapur që fituan mandat:

Ceno Klosi – 16638

Klevis Jahaj – 12696

Asfloral Haxhiu – 11622

Antoneta Dhima – 6860

Elton Korreshi – 5966

Ramion Kurti – 3622

Zegjine çaushi – 4074/Versus.al

Poll