Live Updates /

“Betejë kundër vjedhjes më monstruoze”, Berisha nuk njeh zgjedhjet, ‘hesht’ për Lacivitan: Çështje private

*Kryedemokrati Sali Berisha u paraqit sot në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje” për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani’. Pasi doli nga SPAK, ai foli para gazetarëve ku përmendi sërish çështjen e gjyqtares Irena Gjoka, e cila sipas tij ka kryer një mashtrim duke mos deklaruar për dënimin në Greqi. *Më tej, ai foli për rezultatin e zgjedhjeve duke e bërë të qartë se nuk ka ndërmend ta pranojë. Sa i takon votës së diasporës, Berisha tha se nuk bëhet fjalë për braktisje nga emigrantët shqiptarë, por për manipulim masiv të votës nga ana e qeverisë. *Për përplasjen e deputetëve të PD me gazetarët disa ditë më parë, Berisha tha se duhet që raportuesit të mos vijnë me kauza politike në protestë. *Berisha nuk i shpëtoi pyetjes për Christopher Lacivitan, drejtuesin e fushatës elektorale i cili erdhi me shumë bujë nga SHBA, por sërish nuk ia arriti ta nxirrte PD fituese. Ai e falenderoi për kontributin, por nuk pranoi të zbulonte detaje të tjera nga kontaktet me të.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kryedemokrati Sali Berisha u paraqit sot në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje” për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani’. Pasi doli nga SPAK, ai foli para gazetarëve ku përmendi sërish çështjen e gjyqtares Irena Gjoka, e cila sipas tij ka kryer një mashtrim duke mos deklaruar për dënimin në Greqi. *Më tej, ai foli për rezultatin e zgjedhjeve duke e bërë të qartë se nuk ka ndërmend ta pranojë. Sa i takon votës së diasporës, Berisha tha se nuk bëhet fjalë për braktisje nga emigrantët shqiptarë, por për manipulim masiv të votës nga ana e qeverisë. *Për përplasjen e deputetëve të PD me gazetarët disa ditë më parë, Berisha tha se duhet që raportuesit të mos vijnë me kauza politike në protestë. *Berisha nuk i shpëtoi pyetjes për Christopher Lacivitan, drejtuesin e fushatës elektorale i cili erdhi me shumë bujë nga SHBA, por sërish nuk ia arriti ta nxirrte PD fituese. Ai e falenderoi për kontributin, por nuk pranoi të zbulonte detaje të tjera nga kontaktet me të.

4 Postime
4 ORE ME PARE

Do e hapë seancën e parë si deputeti më i vjetër në Kuvend? Berisha: Betejë deri në rikthimin e votës së lirë

“Betejë kundër vjedhjes më monstruoze”, Berisha nuk

Pas mbajtjes së zgjedhjeve të 11 maji ku PS fitoi me 83 mandate, në shtator nis legjislatura e re e Kuvendit dhe i takon Sali Berishës si deputeti më në moshë që të kryejë hapjen e seancës.

I pyetur nga gazetarët nëse do e zbatojë një rregull të tillë, Berisha tha se diçka e tillë nuk mund të ndodhë dhe se PD nuk i njeh zgjedhjet të cilat sipas tij kanë qenë më monstruozet në 34 vite demokraci.

“Unë vazhdoj betejën kundër kësaj vjedhje më monstruozen e 32 viteve në historinë e zgjedhjeve pluraliste. Këto vjedhje, kësaj here, kjo vjedhje monstruoze, ka qenë një vjedhje e paralajmëruar, pasi është e denoncuar paraprakisht në 4 rezoluta ndërkombëtare me forcën dhe fuqinë më të madhe.

Së dyti, kjo vjedhje është denoncuar në raportin paraprak të vëzhguesve ndërkombëtarë. Ne vazhdojmë betejën tonë gjer në rikthimin e të drejtës së votës së lirë të shqiptarëve...

...Kjo pyetje e ka përgjigjen. Nuk do mund të ndodhë ndonjëherë ajo, dhe u siguroj se beteja jonë do vazhdojë gjer në rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve. Të mos mendojë njeri se ne intimidohemi, as se ne impresionohemi, përkundrazi.

Çdo përpjekje për të përligjur vjedhjen, vetëm sa dëshmon amoralitetin dhe bashkëfajësinë e të gjithë atyre që e ndërmarrin. Sepse vjedhja kësaj here ka ndodhur publikisht, me vendime qeverie, pa u fshehur fare. Ndaj dhe ne qëndrojmë të fuqishëm dhe kemi besim se do t’ia dalim”- deklaroi kryedemokrati. Versus.al

5 ORE ME PARE

Mbeti jashtë Kuvendit, Berisha flet për Alimehmetin dhe zbulon kontaktin me Chris Lacivitan pas humbjes

“Betejë kundër vjedhjes më monstruoze”, Berisha nuk
Chris Lacivita dhe Sali Berisha

Sali Berisha tha se Ilir Alimehmeti tregoi se ka një pëlqyeshmëri shumë të lartë pavarësisht se mbeti jashtë Kuvendit, pasi më e votuara e PD rezultoi Jorida Tabaku.

Sipas tij, nuk është e domosdoshme që përfaqësimi të bëhet vetëm në Kuvend pasi ka edhe mënyra të tjera.

“Listat mund të ishin në disa lloje, por fakti që ai mblodhi ato vota dëshmoi se është veprimtar shumë i respektuar dhe i çmuar. Nuk besoj se një parti përfaqësohet vetëm nga parlamenti. Shumë bukur që e morët shembull, ai është intelektual me pëlqyeshmëri të lartë. Nuk humbet, është një betejë që vazhdon”—deklaroi Berisha.

Sa i takon kontaktit me drejtuesin e fushatës së PD, Christopher Lacivita, Berisha tha se e ka falenderuar për kontributin e tij, por nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme.

“Dua ta falenderoj për punën që ka bërë. Çështjet e privatësisë, edhe Sali Berisha sado që është njeriu më publik që qarkullon, ka edhe ai privatësinë e tij. Mjaftohem me falenderimet për kontributin e dhënë”- u përgjigj Berisha para gazetarëve, teksa doli nga SPAK. Versus.al

 

5 ORE ME PARE

Intimidimi i gazetarëve në protestën e PD-së, Berisha: Mediat shëmbëlltyrë e diktaturës, mos të vijnë në kauzat tona me porosi

“Betejë kundër vjedhjes më monstruoze”, Berisha nuk Përpara ambienteve të SPAK-ut, ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar intimidimin e gazetaeëve në krye të detyrës gjatë protestës së opozitës ditën kur zhvillohej samiti në Tiranë. Si për të justifikuar sjelljen e deputetëve demokratë si Flamur Noka, Edi Paloka e Klevis Balliu, Berisha ka thënë sot se duhen lexuar raportet e OSBE-së ku sipas tij pasqyrohet sesi media në Shqipëri nuk është e lirë nga ku përjashtoi gazetarët e kronikës që po e merrnin në pyetje. Nga ana tjetër ai bëri thirrje që gazetarët mos të vijnë me porosi nëpër protestat e PD-së.

“Kam falenderuar me sinqeritet gazetarët për kontributin në denoncimin e farsës elektorale. Të sugjeroj të lexosh raportet e OSBE-së, çfarë thotë për mediat në Shqipëri. Kjo jo për gazetarët e kronikës, unë i përjashtoj gazetarët e kronikës pasi ka prej tyre që kanë rrezikuar shumë veten në raportimet që kanë bërë me guxim. Por në tërësi raportet thonë e mediat janë shembëlltyrë e vendeve diktatoriale. Kur ka proteta kur ka një kauzë, gazetari nuk duhet të përpiqet të marrë porosi dhe të zbatojë porosi në të cilat nuk është vendi se mund të nxisin tensione. Por marrëdhëniet me PD-në ju e keni patur gjithnjë.”- tha Berisha.

5 ORE ME PARE

Berisha shpërthen ndaj gjyqtares Gjoka: Mashtruese ordinere! Është dënuar nga shteti grek

“Betejë kundër vjedhjes më monstruoze”, Berisha nuk

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një tjetër deklaratë para SPAK ku vijoi me lexmin e dokumenteve të cilat sipas tij inkriminojnë gjyqtaren Irena Gjoka për një dënim të saj në Greqi.

Ajo tha se Gjoka ka gënjyer në dokument zyrtar duke pretenduar se nuk është dënuar kurrë.

“Kjo delinkuente më datë 31.03.2003 ka firmosur te Noteri prokurën për vete duke cilësuar avokatin Andon Konomi me banim në Patra si përfaqësuesin e saj.

Ky dokument vërteton se ajo është dënuar nga shteti grek, se ka mashtruar nga shteti shqiptar qoftë për dënimin, qoftë për dëbimin. Ajo publikisht e ka mohuar, duke thënë se nuk ka patur kurrë të tilla gjëra, ndërkohë ka marrë prokurë për t’i hequr këto masa. Nuk mund të ketë mashtrim më ordiner sesa ky”- u shpreh Berisha.

Më herët kreu i PD pati publikuar një dokument sipas të cilës, Irena Gjoka rezultonte e dënuar me 3 muaj burg dhe 1500 euro gjobë. Deri më tani nuk ka patur një reagim zyrtar nga Gjykata e Posaçme. Versus.al

 

 

 

Poll