Çfarë do të gjeni në brendësi
*Ish-kryeministri i vendit, Fatos Nano prej 12 ditësh ndodhet i shtruar në një spital privat të Tiranës si pasojë e një arresti kardiorespirator. *Burime për mediat bëjnë me dije se ai ndodhet nën kujdes intensiv që prej datës 8 tetor. Ndërsa sot gjendja e tij është përkeqësuar për shkak të një arresti të dytë kardiak duke e bërë të humbë përkohësisht vetëdijen. *Gjendja e tij paraqitet mjaft e rëndë, ndërsa familjarët e ish-liderit historik të PS nuk kanë dhënë detaje për mediat duke kërkuar vetëm qetësi.
Gjendja e Fatos Nanos tepër e rënduar, apeli i familjes dhe miqve të ish-kryeministrit

Ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet prej disa ditësh i shtruar në një spital privat në Tiranë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Ai është hospitalizuar që më 8 tetor, pas një arresti kardiorespirator.
Burime pranë spitalit bëjnë me dije se gjendja e tij mbetet e rëndë. Sipas të njëjtave burime, gjatë ditës së sotme Nano ka pësuar një arrest të dytë kardiak, duke humbur përkohësisht vetëdijen, ndërsa organet vitale vijojnë të funksionojnë.
Ish-kreu i Partisë Socialiste ka pasur prej kohësh probleme me mushkëritë dhe ka marrë trajtime më parë për një sëmundje kronike të sistemit respirator.
Ndërkohë familja, miqtë dhe ish-bashkëpunëtorët e tij të afërt kërkojnë në këto momente vetëm qetësi dhe janë të rezervuar për komente në media.
Prej 2 javësh në reanimacion, ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë

Ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet prej 12 ditësh i shtruar në një spital privat të Tiranës, pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.
Sipas burimeve për mediat, lideri historik i së majtës shqiptare ndodhet nën kujdes intensiv që prej datës 8 tetor.
Nuk është hera e parë që Nano përballet me probleme shëndetësore.
Në vitin 2023, ai u shtrua sërish në spital dhe u vendos në intubim për shkak të rikthimit të një sëmundjeje kronike respiratore, të njohur në mjekësi si SPOK (Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike).
Fatos Nano është një nga figurat më të njohura të politikës shqiptare, themelues dhe kryetar i parë i Partisë Socialiste.
Ai ka drejtuar qeverinë shqiptare në disa periudha fillimisht në vitin 1991 dhe më pas nga viti 2002 deri në 2005.







