AKTUALITET /

VIDEO/ Sherr banal 'në zemër' të Tiranës! Dhunohet polici, agresori i merr armën dhe tenton të qëllojë qytetarët

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, situata ka dalë jashtë kontrollit kur një prej të përfshirëve ka dhunuar një punonjës policie që ndërhyri për të qetësuar konfliktin.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Sherr banal 'në zemër' të Tiranës! Dhunohet
Pamje nga sherri banal në Tiranë

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Stacionit të Trenit në Tiranë, duke shkaktuar panik te kalimtarët.

Sipas burimeve të JOQ Albania, ngjarja ka nisur fillimisht në një lokal dhe më pas është zhvendosur në rrugë, ku janë përfshirë edhe persona të tjerë.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, situata ka dalë jashtë kontrollit kur një prej të përfshirëve ka dhunuar një punonjës policie që ndërhyri për të qetësuar konfliktin.

Më pas, agresori i ka marrë policit armën e shërbimit dhe ka tentuar të qëllojë në drejtim të qytetarëve të tjerë.

Në përleshjen që pasoi, kalimtarë të rastësishëm ndërhynë për të neutralizuar situatën.

Gjatë konfrontimit fizik, arma ka përfunduar në anën tjetër të rrugës.

Në pamjet e regjistruara nga vendngjarja, dëgjohen britma, ndërsa një grua përpiqet të qetësojë një djalë të ri të përfshirë në incident.

Ende nuk është bërë e ditur arsyeja e saktë e konfliktit, ndërsa ngjarja ka shkaktuar tronditje tek qytetarët që ndodheshin aty pranë, të cilët janë shprehur të tmerruar nga skena e dhunës në mes të ditës dhe në një zonë të populluar të kryeqytetit./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Poll