POLITIKË /

Pirdeni: Shqipëria 2030, anëtarja më e re e BE-së

Adea Pirdeni, ministrja e Shtetit për Administratën Publike e tha me bindje në Kongresin Zgjedhor të PS-së se Shqipëria 2030, do të jetë anëtarja më e re e Bashkimit Evropian. Ajo renditi një sërë arritjesh në sektorin e administratës dhe në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Shkruar nga Versus

Pirdeni: Shqipëria 2030, anëtarja më e re e BE-së

Adea Pirdeni, ministrja e Shtetit për Administratën Publike e tha me bindje në Kongresin Zgjedhor të PS-së se Shqipëria 2030, do të jetë anëtarja më e re e Bashkimit Evropian.

Ajo renditi një sërë arritjesh në sektorin e administratës dhe në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

“Përtej bukurive natyrore, zonave urbane që vizitohen gjithnjë e më shumë, vazhdon puna në kantieret për rilindjen urbane dhe rurale të vendit, në tryezat e Brukselit administrata nguliti një imazh suprizues e madje befasues falë profesionistëve të përkushtuar. Ishte një dëshmi kuptimplotë e pjekurisë institucionale.

Përgjatë kësaj dekade shndërruam shumë sfida në mundësi. Nuk ka më kthim pas, por vetëm ngjitje lart deri në majën e Shqipërisë 2030. U rendit e para në rajon për ofrimin e shërbimeve publike digjitale, 3.1 mln shqiptarë të regjistruar në e-Albania. Krahas transformimit të madh digjital, u punua për forcimin e skuadrës së admnistratës. 1 mijë euro është sot paga mesatare në këtë sektor.

Vala e rienergjizimit shoqërohet edhe me frymën antikorrupsion, në aspektin e modernizimit të proceseve të punës dhe cilësisë së filtrave amdinistrativë.

Një shembull domethënës për këtë është krijimi i Operatorit të Shërbimeve të Prokurimit, një trupë e specializuar për kryerjen e garave publike, e cila praktikisht ka mundësuar qysh prej disa muajsh që asnjë ministri të mos bëjë më tendera.

Mbase pak, po shumë e sigurtë, që kjo ndërhyrje e fortë strukturore shmang titullarët dhe stafet teknike të ministrive në organizimin e tenderave, duke i ndarë institucionet qëndrore politikëbërëse, qoftë nga barra e një detyre me shumë ngarkesë të natyrës teknike, po qoftë edhe nga ngarkesa e lartë e paragjykimeve që është bërë zakon të shoqërojnë çdo tender publik.

Jo më larg se këtë javë nisëm një raund të gjerë konsultimesh publike për strategjinë e re antikorrupsion, me fokus goditjen e tij në jetën, shëndetin dhe biznesin e qytetarëve, në sektorët më të ndjeshëm.”

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: