
Tiranë- Protestuesit e Rithemelimit hodhën molotov, vezë dhe sende të tjera drejt policëve dhe godinës së bashkisë së Tiranës para së cilës protestuan sot për të nëntën herë.
Por teksa hidhnin bombat molotov, ka ndodhur një incident mes protestuesve të cilët kanë hedhur gabimisht molotovin që shpërtheu pranë tyre.
Disa prej protestuesve dhe kameramanë janë rrezikuar në momentin e shpërthimit të molotovit, ndërsa policia ka ndërhyrë me shpejtësi për të shuar flakët.
Protesta e radhës është paralajmëruar për t'u mbajtur të martën e ardhshme. Versus.al







