
Kreu i qeverisë, Edi Rama vijoi me pretendimet se protestat për Zvërnecin dhe dorëheqjen e tij po orkestrohen nga forca të jashtme që nuk e duan BE-në. Duke i krahasuar protestuesit me anëtarët e organizatës famëkeqe të Agimit të Artë, Rama tha u shpreh i bindur se do të përfundojë.
“Forcat kundër BE organizojnë dhe nxisin dhe orkestrojnë situata të kësaj natyre duke përdorur në radhë të parë çështjet ndaj ambientit. Sepse këtu ka sensibilitet më të madh dhe bashkohen vëllezërit e Agimitt ë Artë që orkestrohen nga ustallarë si ata të Agimitt ë Artë në emër të bashkimit të shqiptarëve me vajza e djem me qasje atdhetashurie ndaj natyrës. Kjo është luftë hibride dhe nuk ka fare dyshim se kjo luftë do të mbarojë dhe gjithkush do marrë atë që i takon dhe mbi të gjitha që Shqipëria e shqiptarët do marrin të ardhurat që u takojnë për të rritur ekonominë”- tha Rama. Versus.al


