
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka dalë në mbrojtje projektit në Zvërnec duke thënë se është tokë private. Ndërsa ata të cilët kanë ankesa edhe për Sazanin, Berisha i quajti hipokritë dhe përsëriti sërish se edhe ai e kishte ofruar ishullin për investime tek të huajt.
“Përsa i përket ishullit, ata që qajnë elegjinë e Sazanit janë një grup hipokritësh dhe le të derdhin lot krokodili sat ë duan se Sazanin në mënyrë absolute jam marrë direkt, edhe paraardhësi im Fatos Nano është marrë, ua kemi ofruar investitorëve. Asgjë nuk prishet aty o miq. Çudi e Sazanit është ajo bimësi e mrekullueshme në një ishull pa ujë.
Zvërneci është tokë private në tërësinë e saj. Është e banueshme, kanë banuar. Ne jemi parti që qëndrojmë plotësisht për respektimin e mjedisit. Dhe mjedisorëve u them se është kjo parti e cila zonat e mbrojtura i ka shtrirë nga 3% në 16%.
Ky që ka ardhur mbrapa ka hequr 110 mijë hektarë zona të mbrojtura nga bregu dhe i ka shtuar në malet pas Dajtit. Vend mbi tokë me peisazhe natyrore më shumë se Shqipëria, nuk ka. Nga mali i Milesë deri në Çeren e Markovçe, Dobërdol, Theth, Vermosh, në të 4 anët. Nuk ka vend tjetër të ketë peisazhin si ky vend. Zvërneci, Pishë Poro, kudo. Atëherë cila është detyra nr.1 e qeverisë? Të bëjë çdo gjë për të ruajtur mjedisin”- tha Berisha duke lënë të kuptohet se është pro këtij projekti që po kundërshtohet me protesta masive nga qytetarët. Versus.al

