
Kryeministri Edi Rama foli për mediat sot pas mbledhjes së qeverisë ku u pyet nga gazetarët nëse ka një përgjigjie për ata protestues të cilët i kërkojnë dorëheqjen. Rama i quajti protestuesit “të kurdisur” dhe tha se asgjë nuk mund ta lëvizë atë nga posti ku e kanë vendosur shqiptarët.
Ndërsa sa u takon bisedimeve, ai tha se kushdo që do të flasë për mbrojtjen e mjedisit është i mirëpritur në zyrën e tij, por për kërkesat e tjera tha se askush nuk mund të flasë në emër të popullit.
“Kam një përgjigjie. T’I referohen arkivit të gjatë të këtij filmi të vjetër se tanimë këtu nuk ka asgjë të re. unë nuk kam kërkuar të bisedoj me asnjë nga ata që për mua janë të kurdisur dhe janë të çartur, por për ata që kanë votuar për mua. Disa prej tyre edhe më kanë shkruar që nga protesta e parë dhe kam respekt për ta sepse nuk kanë dalë në protest për një episode të ri të një filmi të vjetër. Ai duhet t’u tregojë të gjithëve se asgjë nuk më lëviz mua nga instikami ku më kanë vendosur shqiptarët. Kush flet në emër të shqiptarëve nuk duhet të harrojë se unë kam një kontratë me 800 mijë shqiptarë. Kush flet pastaj për mjedisin dhe sesi mund të mbrohet mjedisi është i mirëseardhur të vijë të flasim. Ata që vijnë me librin e shtëpisë time poshtë dritares tek selia e PS dhe vijnë vërdallë si çakejtë e Agimit të Artë në Greqi, janë subjekt për Zotin dhe Zoti i faltë se nuk dijnë çfarë bëjnë”- u shpreh Rama. Versus.al

