POLITIKË /

“Thirrjet Rama n’burg, Berisha n’burg”, kryeministri: Film i vjetër! Flas me ata që s’duan dorëheqjen time

Rama tha se thirrje të tilla nuk i bëjnë aspak përshtypje.

Shkruar nga Versus

“Thirrjet Rama n’burg, Berisha n’burg”, kryeministri:

Pas pyetjes nëse do japë dorëheqjen, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët edhe lidhur me thirrjet në kor për burgosjen e tij dhe të kryedemokratit Sali Berisha.

Rama tha se kanë marrë fund kohërat kur njerëzve u tregohej burgu. Ndërsa shtoi se ftesa e tij për të biseduar ishte ndaj personave të cilët sipas tij janë manipuluar nga disa të tjerë dhe nuk kërkojnë dorëheqjen e tyre.

“Nuk do të përgjigjem sepse po të përgjigjem do të konsiderohem si njeri që nuk respekton mediat. Kësaj pyetje i mungon çdo lloj etike. Ndërsa përsa më takon, unë e di shumë mirë se ata që vijnë e protestojnë janë shqiptarë. Nuk iu përgjigja ndaj shqiptarëve, por ndaj atyre që thonë ne duam dorëheqjen pa kushte. Nuk janë ata që kam ftuar unë, unë e di se kush janë ata, janë pjesë e manipulatorëve. Unë e kam me ata që janë pjesë e atij grupi në bulevard që nuk dalin për të kërkuar dorëheqjen time.

Përsa itakon burgut, kjo temë Meriton vetëm një koment nga ana ime: koha kur njerëzve u tregohej burgu nëpër rrugë, është një kohë që me krenari e kemi lënë pas. Unë jam njeriu që kam udhëhequr këtë duke i hapur rrugë reformës në drejtësi dhe duke i dhënë jetë një strukture totalisht të pavarur nga unë. Nuk më bëjnë përshtypje fare, është film shumë i vjetër me të njëjtin fund. Ajo që më vjen keq me ata që u shkojnë mbrapa atyre honxhobonxhove të tjerë që janë nëndritarësit profesionistë të Shqipërisë është njëjtë si ata që shkojnë tek i njëjti film dhe mezi presin që fundi të jetë ndryshe dhe personazhi i tyre të triumfojë”- u shpreh Rama. Versus.al

Poll