POLITIKË /

Berisha shkon në ngushëllimet për babain e Metës, takohet me kreun e PL: Ja çfarë biseduam

Shkruar nga Versus

Berisha shkon në ngushëllimet për babain e Metës, takohet me

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori sot pjesë në ceremoninë e mbajtur për ngushëllime për ndarjen nga jeta të Rexhep Metës, babait të Ilir Metës.

Ky i fundit ishte i pranishëm në ceremoni pasi mori leje 12 orëshe nga SPAK. Berisha u takua me Metën për të cilin tha se po mbahej në burg me akuza tërësisht politike dhe ta pavërteta.

“Ju duhet të bëni investigim, ftoj mediat të bëjnë investigim. Dorëzojnë dokumente që vërtetojnë se akuza është ngritur mbi falsitet dhe thonë se nuk mund t’u jepen për 2 vite sepse nuk duan t’ju dalin akuzat e turpshme ndaj tij. Asnjëra prej akuzave…ka zero substancë. E mban Rama nga frika dhe tmerri sepse siç e shihni ju mbahet në çdo fije bari, pasi është kufomë e pakallur”- u shpreh Berisha.

Sa i takon bisedës me Metën, kryedemokrati tha se kishin biseduar për mbajtjen e tij në burg padrejtësisht.

“Biseda ime me të ishte në një mjedis të hapur. Natyrisht gjatë kësaj kohe biseduam për aktin e turpshëm, se të mbash të burgosur politik vetëm nga frika dhe tmerri siç bën Edi Rama, është një akt i turpshëm”- shtoi kreu i PD. Versus.al

Poll