POLITIKË /

“Po inceneratori i Tiranës dhe vera 33 mijë euro?”, Rama i përgjigjet komentuesit: E pini ujin e kënetës si redbull

Shkruar nga Versus

“Po inceneratori i Tiranës dhe vera 33 mijë euro?”, Rama i

Gjatë bashkëbisedimit në rrjetet sociale me qytetarët, Rama iu përgjigj edhe një komenti mbi inceneratorët dhe deklaratën e ish-zv.kryeministrit në arrati, Arben Ahmetaj i cili tha se kreu i qeverisë pi verë me vlerë deri në 33 mijë euro.

Fillimisht ai u përgjigj mbi verën e shtrenjtë duke thënë se bëhet fjalë për një trillim dhe se nëse ai do e kishte thënë diçka të tillë, askush s’do e kishte besuar.

“Po Rilindja nga 6 milionë i japin në muaj inceneratorëve të Rilindjes dhe shisheve të verës që ti i pi. Po mirë si mund të jeni kaq lehtësisht të manipulueshëm dhe lehtësisht të budallallepsur ju që jeni në ujërat e kënetës dhe e pini si të jetë redbull. Cilën verë? Ku, si? Se mund të dal edhe unë të them një budallallëk të tillë, por nuk më besojnë mua socialistët dhe progresistët. Si është e mundur që ju besimtarët e kënetës jeni kaq të gatshëm që të thithni ujë të ndotur që ju hedhin në fyt dhe ta merrni për ujë mineralesh”- tha Rama.

Në këtë kontekst, Rama komentoi sërish reagimin e Grenell dhe Donald Trump Junior për pretendimin e opozitës mbi një takim sekret të tij me djalin e Trump në Beograd.

“Siç morët për shampanjë ardhjen e Donald Trumpin si shpëtimtar të kënetës. E patë se çfarë ndodhi dje me zëdhënësin e bufit që doli e tha Edi Rama dështoi të shkonte në Beograd të takonte Vuçiçin dhe përmes Vuçiçit të takonte aty si rastësisht djalin e Trump. E patë çfarë ndodhi? U katandis puna që edhe familja e presidentit të SHBA të përgënjeshtronte”- shtoi ai.

Sa i takon inceneratorit të Tiranës, Rama tha se menaxhohet nga shteti dhe se kostot për të janë më të ulëtat në Europë.

“Landfillin e Tiranës e administron shteti, nëpërmjet Agjencisë së Aseteve të Sekuestruara. Punonjësit janë të vendosur nga shteti dhe financohen për shërbimin që kryejnë. 25 euro për ton është një çmim që nuk e gjen askund sot në Europë,” deklaroi Rama. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: